Përplasja për ekspertizën e vdekjes së 3-vjeçarit, Prokuroria kërkon të caktojë ekspertë të huaj: Ka konflikt interesi! Mjekësia Ligjore: Procedurat u kryen si duhet

TIRANË- Ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mësohet se prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua në muajin nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3-vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksionim të organeve, është i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës e kërkon riekspertim.

Prokuroria është në pritje të kryerjes se procedurave ligjore për t'u dërguar me letërporosi autoriteteve juridike të huaja vendimin për caktimin e ekspertëve të huaj. Sipas Prokurorisë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë, Mjekësia Ligjore në një reagim të bërë sot thotë se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas IML, krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

“Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes”, thuhet në reagim.

Deklaratat e prokurorisë, IML i konsideron aludim për paaftësi dhe një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë. 

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

Reagimi i plotë i IML

Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimit të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu, se sipas Prokurorisë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë:

Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.

Vlen të sqarojmë se, IML-ja në vite gjithmonë ka dhënë kontributin e saj në funksion të të gjitha kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatës. Çdo vit IML i përgjigjet Prokurorisë me rreth 16.000 akte ekspertimi mjeko-ligjore, toksikologjike-ligjore dhe psikiatriko-ligjore, në funksion të kërkesave të Prokurorisë dhe Gjykatave në të gjithë vendin.

Mjekët ligjorë janë të specializuar dhe të asistuar nga partnerët ndërkombëtarë. Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe një fyerje e rëndë për shkencën e mjekësisë dhe armatën e madhe të mjekëve tanë, që me punën dhe mendimin e tyre shkencor gëzojnë respektin e kolegëve të tyre evropianë dhe më gjerë.

Mjekët ligjorë i përgjigjen kritereve të Kodit të Procedurës Penale për caktimin dhe kryerjen e detyrës dhe bëjnë betimin sipas ligjit procedurial për çdo akt ekspertimi. Në çdo rast aludimi për konflikt interesi, ligji Procedurial Penal parashikon heqjen dorë nga ekspertimi dhe zëvendësimin e ekspertit. Duke shpresuar që vendimmarrja konkrete të mos jetë mjet për të zhbërë përfundimin ligjor dhe shkencor të arritur në aktin e ekspertimit, ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të dhënies së drejtësisë. Nga ana tjetër, kundërshtojmë çdo akt dhe vendimmarrje që mund të çojë në presionin e mjekëve ligjorë për të mos kryer detyrën!

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 15/01/2024 14:33

    Nèse do tè zvarrisèsh diçka, ngre njè komision parlamentar, apo nèse do qè Xhaxhua pa liçencè tè mbetet jashtè pèrgjegjèsisè ligjore, atèherè fut nè lojè "ekspertèt" e huaj, se kèta tanèt JANÈ KOT. Sa e madhe èshtè MUNDÈSIA PROPORCIONALE, qè gjithè gratè e fisit tè Ermonela Felaj, qè na lumturojè me ardhjen e saj nga provinca nè kryeqytet, tè bèhen pa asnjè mbèshtetje politike, pjesè e prokurorisè sè kryeqytetit? Propozoj, organizimin e njè komisioni me EKSPERTÈ TÈ HUAJ pèr ti dhènè pèrgjigje pèrfundimtare kèsaj pyetjeje tepèr tè vèshtirè pèr trurin shqiptar? Erdhèn pèr tè na rilindur por rimutèsuan jo vetèm veten por edhe gjithçka iu kapte dora. Njè fèmi shqiptar vdiq nga gabimet e bèra nè njè klinikè pa liçencè. Muaj mè pas, "drejtèsia" tregon se janè po aq "specialistè" si ata tè klinikès. Mjerè ky popull.!!!

    Përgjigju
  • Dr.: 14/01/2024 23:57

    Ne cdo vend te botes ku drejtesia funksionon paanshmerisht do i kishte dal koka muhabetit qe muajin e pare dhe jo ta zvarisin pa fund ceshtjen. Thjesht e kupton dhe me budallai qe kjo behet per te lehtesuar dhe favorizuar kliniken dhe mjekun anestezist ne cfaredo lloj menyre. Ishte shume e e thjesht qe ne fillim marrja e nje kampioni kampioni gjaku per te pare ngarkesen dhe perqindjen e opiaçeve si ne masen eritrocitare po ashtu dhe ne plasme. Ketu ka thjesht mungese deshire per te vendosur drejtesi!!!

    Përgjigju
    • Zik: 15/01/2024 10:36

      Ekspertet e huaj jane me siguri te paanshem dhe do nxjerrim te verteten.

  • Lea: 14/01/2024 17:36

    Tash, familja e fëmijës së ndjerë duhet të kërkojë përjashtim të prokurores Felaj me shkakun se haptazi kërkon të favorizoj vrasësin Xhaxho.

    Përgjigju
    • Leo: 14/01/2024 20:58

      Jane 4 Felaj ne prokurorine e tiranes o Lea. Ke te marr e ke te le, naten gjumi nuk me ze. Nese mjeku ka kryer vrasje nga pakujdesia dhe makuteria, prokurorja Felaj po shkel ligjin me dashje. Nuk vepron as ILD, as KLP dhe as SPAK.Kjo quhet kapje e shtetit.

  • Prokurori: 14/01/2024 15:17

    Ne burg e ka vendin.

    Përgjigju
  • Ollga: 14/01/2024 14:47

    Bravo prokurorise se tiranes, besoj qe kush ka ne dore ceshtjen e mjekut ka femije dhe vet,me mire qe marin experte te huaj se te mjeksia ligjore ka shume miq te vet dhe eshte komplet ne konflikt interesi. Mjeku gaboi qe ne fillim se punon pa salle reanimatore sikur te ishte spital per kafshet dhe Jo per njerzit plus arroganca kur u shfaq ne televizor te nesermen sikur mos kishte ndodhur asgje

    Përgjigju
    • Ermonela: 14/01/2024 16:04

      Mjekesia Ligjore e nxorri shkakun dhe ishte faji i Xhaxhos per mbi doze narkoze. Prokurore eshte motra e Ermonela Felajt qe ka aty edhe vellain, edhe kunatin edhe bashkeshortin. Nuk mund ti thuash bravo nje palo prokuroreje qe zvarrit ceshtjen dhe vepron si avokate e te pandehurve. Duhet ti thuash turp dhe kriminele.

  • Doktori: 14/01/2024 14:19

    Po gjithe operacionet e tjera te suksesshme te doktorit, pse su ngrit njeri ne proteste e ta shpallnim qytetar nderi! Nje here te gabosh, direkt te kryqezojne! Ju akoma se kuptoni sa jete njerezish ka shpetuar ky njeri dhe sa do shpetoj akoma nese do kete mundesi!

    Përgjigju
    • Reiaminatori: 14/01/2024 23:45

      O Doktor i pavlere per cfare suporti po flet? Perse vetem nje reaminator ka shqiperia? Apo po mbron Xhaxhon qe e njohim qe nga dallaveret qe bente qe nga 2001 me aparaturat siemens te qsut. Me ke kujton se flet ti more i paafte? Mendjemadhesia,besimi i tepruar ne vetvete dhe babezia per para solli pasojen fatale per femijen. Te ndeshkohet per ate qe beri, nuk po themi ta varim.Do i vije koha te vdese si te gjithe dhe do mbetemi pa reaminator? Ik more

    • Doktori: 14/01/2024 21:34

      O z.Qytetar e kupton ca po behet me mjeket?! Zoteria nese ka bere faj duhet ta vuaj, por mendoj se duhet edhe suportuar pak duke e toleruar sado pak te mundemi. Nese sillemi ashper dhe me keto doktor qe kemi, do fillojme te shkojme te sherohemi neper fallxhore pastaj!!! Mendoj se ana tjeter e monedhes do ishte shume me e zeze se kjo qe shohim tani!

    • Qytetar: 14/01/2024 16:08

      Per cdo jete qe ka shpetuar ka marre falenderime, mirenjohje, dhurata dhe leke te thata. Pse habitet tani kur i duhet te kerkoje falje, te paguaje gjobe, edhe ndoshta te beje edhe ca muaj burg per nje jete qe ka marre nga paaftesia, pakujdesia ose neglizhenca?

  • sapa: 14/01/2024 14:05

    Sajohet cdo lloj menyre per te fituar kohe dhe per te mos denuar njeri!Ky eshte vendi qe shqiptaret e braktisin me te drjte!

    Përgjigju
  • Ebsk: 14/01/2024 13:58

    Bravo qe vendoset per ekspertize te huaj. Ndoshta ai gjykates qe e ka vendos ka femije te vogel vet edhe e kupton cdo te thote te vrasin driten e syve per pese leke te qelbta.Dihej qe ne shqiperi ky kasapi i ka kolege dhe u ka ber ndere atyre qe do benin ekspertizen. Ishalla drejtesi per engjellin e vogel

    Përgjigju
    • @ebsk: 14/01/2024 17:15

      .....sa mirë e paske kuptu?! O kali, prokurorja Felaj ka marrë lekë nga doktor Xhaxho dhe zvarrisin çështjen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët