Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Ganaj, do të ankimojë vendimet e Prokurorisë së Tiranë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për mbylljen e dosjeve të pasurive. Bëhet fjalë për dhjetëra kallëzime penale në ngarkim të ish-ministrave, deputetëve, prokurorëve, gjyqtarëve, drejtorëve, ambasadorëve etj., të akuzuar nga ILDKP për fshehje pasurie, deklarim të rremë, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Ky është sugjerimi i Kuvendit të Shqipërisë për Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Prokurorisë, pas raportit të Shkëlqim Ganaj, i cili prezantoi një bilanc të zi sa i takon fatit të denoncimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë, me pasuri të pajustifikuara me burime të ligjshme.