Përplasja tek Kepi i Rodonit, prokuroria kërkon lirimin e Mark Frrokut, burg në mungesë për shoferin e ish-deputetit

Prokuroria e Durrësit kërkon lirimin e ish-deputetit Mark Frroku dhe 7 të arrestuarve të tjerë pas konfliktit me armë të së dielës, 29 tetor 2023, në Kepin e Rodonit për rrethimin e kishës franceskane për veprat penale “plagosja e lehtë me dashje” dhe “vetëgjyqësi”.

Në seancën e masës së sigurisë që pritet të mbahet të enjten, akuza kërkon “arrest në burg” në mungesë për shoferin e ish-deputetit, Mark Frroku, Besnik Toma, i shpallur në kërkim pas dyshimeve se ka qenë personi që ka qëlluar me tek plumb në ajër.

Ai është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është lokalizuar nga policia. Report Tv ka siguruar të plotë referimin e bluve të Durrësit në gjykatë në lidhje me ngjarjen. Një prej personave përfaqësues të kishës, i cili mbeti i lënduar nga dhuna me sende të forta, Ndue Sokoli, deklaroi se administratorja e “Albania Tourist Resort” ka mosmarrëveshje me kishën.

"Konfliktin e kam me Bajram Kaculin dhe vetëm atë e njoh. Ana Shtjefni ka lidhje ne këtë sulm fizik ndaj tij, pasi ajo është administratore e shoqërisë “Albania Tourist Resort”, me te cilin kisha katolike ka konflikte e mosmarrëveshje" tha Ndue Sokoli

Erjon Reka, një prej të arrestuarve të palës së Kaculëve që kanë pronë ngjitur me kishën, pretendon se i pari që ka qëlluar në drejtim të tyre ka qenë ish-deputeti Frroku. Ai ka treguar se është qëlluar me armë dhe konflikti është shuar.

Ne shkulëm shtyllat tek rrethimi i ri i kishës dhe kur dolëm në rrugë erdhën punonjësit e kishës duke na sharë e ofenduar me familje. Njeri prej tyre quhej Mark, hera e parë që e shihja. Marku ka qëlluar njërin prej banorëve dhe aty jemi përleshur me njëri-tjetrin. Një nga personat e kishës (Besnik Toma) ka pasur çantë krahë-qafe dhe ka nxjerr një pistoletë dhe ka qëlluar vetëm një herë në ajër. Pas kësaj është shuar konflikti dhe janë tërhequr të gjithë derisa u shua, tha Erjan Reka.

Nga ana e tij, Bajram Kaculi u tha hetuesve se konflikti ka ndodhur për shkak të afërsisë së tokës së tij me atë të kishës.

"Kam qenë bashkë me persona të tjerë. Konflikti është për shkak se toka ku ndodhet kisha katolike është pranë tokës në pronësinë time, jashtë rrethimit të kishës, dhe këtë tokë e kam me certifikatë pronësie. Kam dëgjuar një krismë arme por nuk e njoh personin qe ka qëlluar" tregoi Bajram Kaçuli

Në vendin e ngjarje policia ka mundur të sekuestroj pamje filmike nga 4 kamera sigurie të cilat kanë dokumentuar ngjarjen. Hetuesit thonë se në një moment të dytë do të analizohen në mënyrë të detajuar, për të nxjerr përfundime.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 01/11/2023 12:54

    Prokurori leshi,frroku eshte investiture strategjik i edvinit o njeres....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë