Përplasje edhe në merkato, Partizani-Tirana duan Bathën/ Përgatitjet për Europën, bardheblutë rrezikojnë Hasanin, 'demat e kuq' kërkesë për të luajtur në Air Albania

Partizani kampion i Shqipërisë, që vijon përgatitjet për pjesmarrjen në kualifikueset e Champions League kundër Bate Borisov, dhe Tirana nënkampione që në Conference League do përballet me Dinamo Batumin, janë dy skuadrat më aktive në merkato.

Si për të vijuar duelin gjatë gjithë sezonit për titullin, tani dy ekipet kryeqytetase janë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit Idriz Batha, të cilit i përfundoi kontrata në Rumani. 31-vjeçari ka qenë më herët pjesë e të dy klubeve, ndërsa pak ditë më parë ishte Tirana favorite për ta rikthyer, ndërkohë që së fundmi Partizani e ka parakaluar në garë.

Megjithatë te Tirana pas disa afrimeve si Gentian Selmani, Liridon Latifi dhe Albi Doka, po mendohet edhe për largimet. Në shenjestër është golashënuesi Florent Hasani për të cilin ka interes nga Arabia dhe drejtuesit bardheblu janë gati të heqin dorë për një ofertë që kap vlerën e 500 mijë eurove. Megjithatë 26-vjeçari pëlqehet edhe në Azerbajxhan e Turqi, ndaj nuk përjashtohet një lëvizje në këto drejtime.

Sakaq lajme të mira vijnë në lidhje me vendin ku do të luhet ndeshjet europiane të dy klubeve kryeqytetase. Fillimisht është vendosur për në ‘Elbasan Arena’, por sëfundmi Partizani po negocion me FSHF-në për ta zhvendosur në ‘Air Albania’, që ka probleme me fushën e gjelbër. Nëse merret një vendim për ta zhvilluar në arenën e kombëtares atëherë e njëjta gjë do të vlente edhe për Tiranën.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë