Importuesit e karburanteve u mblodhwn sot në Porto Romano në një takim me drejtuesit e Doganave, ku në fokus ishte funksionimi i tregut dhe kontrolli i zinxhirit të furnizimit.
Takimi u zhvillua nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, me përfaqësues të bizneseve që operojnë në Zonën e Lirë Doganore, një nga nyjet kryesore për importin dhe menaxhimin e hidrokarbureve në vend.
Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në tregun e karburanteve dhe ndikimi i tyre nga importi deri te shpërndarja në tregun vendas.
Gjatë takimit, Beja theksoi rolin strategjik të Porto Romanos, ku operojnë kompani dhe terminale si Romano Port dhe MBM Port, që shërbejnë si pika kyçe për depozitimin dhe përpunimin e karburanteve.
Po ashtu, ai theksoi edhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, për të garantuar transparencë dhe respektim të ligjit.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan funksionimin e procedurave dhe bashkëpunimin me administratën doganore.
Beja shtoi se Doganat do të vijojnë të lehtësojnë procedurat për operatorët, duke ruajtur njëkohësisht standardet e kontrollit dhe sigurisë, ndërsa bashkëpunimi mbetet thelbësor për një treg të qëndrueshëm të hidrokarbureve.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Mars, 11:49
PS propozon ligj për zhvillimin e referendumeve, a jeni dakord?
-
Po
79.8%
-
Jo
15.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?
22 Mars, 18:04
-
Të ardhurat buxhetore rriten me 11.5%, shteti mbledh mbi 130 miliardë lekë në dy muajt e parë të vitit
17 Mars, 16:52
-
Anulimi i tenderit për portin e ri në Porto Romano, Stringa: Greqia e Serbia kanë interes të mos ndërtohet, bashkë me Korridorin VIII! Preçi: 2 miliardë euro borxh publik për shqiptarët!
16 Mars, 22:56
-
Porto Romano/ Rama: Gati me një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv, kemi gati buxhetin e nevojshëm
15 Mars, 11:23
-
Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan, nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit (VIDEO)
14 Mars, 14:59
-
Porto Romano vs Porti i Pireut
13 Mars, 18:14
-
Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi
13 Mars, 12:46
-
‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë
13 Mars, 08:16
-
Anulohet tenderi 400 mln euro për portin e ri në Porto Romano, Karakaçi: Kompania u tërhoq, ka përpjekje për të sabotuar projektin
11 Mars, 14:05
-
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës, ngrihet Task-Forca për ndaljen e abuzimit me çmimet! Kontroll tregut çdo ditë deri më 30 qershor
11 Mars, 10:04
-
Porti në Porto-Romano, deklarata e fortë e Ramës: Ka xhelozë, por edhe nga ata që po e luftojnë! I dimë kush janë, projekti do të bëhet
9 Mars, 12:15
-
INVESTIGIMI/ Një email i Dhomës amerikane të Tregtisë hap debatin mbi Portin e ri në Porto Romano, ja e vërteta e shifrave
7 Mars, 21:12