Përplasje me armë mes 2 fiseve në Prishtinë, 1 i vrarë 5 të plagosur

Përplasje me armë mes 2 fiseve në Prishtinë, 1 i vrarë 5 të plagosur

Premtim Gashi, viktima e përplasjes me armë

Prishtinë - Një i vrarë e 5 të plagosur është bilanci i përplasjes me armë të shënuar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Mediat kosovare shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët.

I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, bën të ditur klan kosova. Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali.

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:33
Skenat si në filma/ Dalin pamjet e përplasjes me armë mbrëmë në Prishtinë

Publikohen pamjet e përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë ku për pasojë mbeti i vrarë një person e pesë të tjerë u plagosën

Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në  QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.

"VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion” ,informoi policia e Kosovës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 02/09/2024 09:41

    Vazhdoni keshtu se do tja shihni hajrin sherrit , pervec te vdekurve asgje tjeter nuk fitoni o te mjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë