Përplasja me armë zjarri në Shkodër, arrestohet pronari i furrës ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri

Përplasja me armë zjarri në Shkodër, arrestohet pronari i furrës ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Skëndërbeg” ku u qëllua me armë zjarri drejt një furre buke. Në pranga ka rënë Sadet Sala, pronari i furrës së bukës, pasi i është kundërpërgjigjur me armë autorit Armando Ndreu. Sakaq, është shpallur në kërkim 32 vjeçari Ndreu i cili qëlloi drejt furrës së bukës.

Shkak i përplasjes mes tyre dyshohet të jetë bërë një vajzë. Ndreu qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të furrës së bukës në pronësi të Salës, i cili po ashtu iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me pistoletë. Ndreu dhe Sala u përplasën fizikisht kanë qenë sëbashku në një lokal afër zonës së ngjarjes, ku janë përplasur fillimisht fizikisht. Më pas Ndreu ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të furrës së bukës.

Report Tv siguroi dy ditë më parë edhe videon ekskluzive të momentit të ngjarjes, ku shihej Armando Ndreu teksa dilte nga automjeti i tij tip 'Golf' dhe më pas i afrohej furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash.

Në momentin kur Ndreu qëllon me breshëri plumbash, në rrugë shihen të kalojnë edhe automjete të tjera, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

E.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen