Përplasjet e Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet” dhe simpatizantëve me policinë, që vijojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së Kryeministrisë prej javësh tashmë, në formë proteste, vijuan edhe mbrëmjen e së dielës. Shkak këtë herë u bë rrethimi në trotuar me kartonë e karrige ku qëndrojnë ditën dhe natën.
Pamjet tregojnë një numër i konsiderueshëm efektivësh policie që afrohen dhe prishin kartonët e vendosur për mbrojtje nga i ftohti dhe marrin sendet e tjera duke i ngarkuar në një mjet për t'i larguar. Në një moment, teksa kryeministri Rama lë godinën, të grumbulluarit njëzëri thirrën “Edi Rama o hajdut”. Njëri prej aktivistëve u shoqërua në polici dhe nga kjo ndërhyrje e bluve, Lapaj e mbështetës të tij e zhvendosët tubimin e tyre përpara Komisariatit nr.1.
Adriatik Lapaj, i vetëm më 8 dhjetor të vitit të shkuar, vendosi të qëndronte pa lëvizur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, poshtë zyrës së kryeministrit, e më pas iu bashkuan mbështetës të partisë së tij si dhe aktivistë. Policia nuk i ka lejuar të vendosin çadra dhe sende të tjera, me pretekstin e bllokimit të lëvizjes së njerëzve në trotuar.
Komente












policia e rames ..jo e qytetarve....
PërgjigjuPse nuk del te sqaroje ai shefi i komisariatit nr.1 ushtari i Gysit. Por nxjrr policet te perballen, eshte i zen me call centerat e leojerat e fatit
PërgjigjuVazhdo Adriatik e mos u terrhiq! Boll me pleqte Rama,Berisha,Meta qe kane 30 vjet ne krye te politikes e qe duan te vdesin ne karrige,ka ardhur koha e /Bijve te shekullit te ri/!
PërgjigjuAkoma Lapaj lypsari? Kur Rama ja futi Elisa spiropalit ty te jep rroten e gomarit o Tik Lapo ! Ik mos zej rrugén kot aty maksimumi Tik Lapaj kandido per ndonje Kamez si bashki ahahaha
PërgjigjuKëtu janë mbledhur një dorë shpellarësh dhe një tuf baxhellash.
PërgjigjuNuk jep vendim prokuroria o juristet e Llapes por gjykata. E drejta prorestes nuk thote e drejta protestes me karrike ne mes te rruges. Nuk ke mbeshtetje, ik se u bete gazi i botes.
PërgjigjuC'fare Policie e dhunshme
Përgjigju