TIRANË- Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e grupit të PS, ku pritet të shpallet edhe vendimi i socialistëve për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhje do të mbajë fjalën kryesocialisti Edi Rama.
Hartimi i raportit të 5 anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve i është besuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës. Taulant Balla ka porositur që të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, ndërsa nuk do të mungojë as Balluku.
Pavarësisht se janë rezervuar për të shprehur publikisht qëndrimin, socialistët kanë lënë të kuptohet se me largimin e saj nga detyra, nuk ka arsye pse të jepet autorizimi për arrestim. Këtë pozicion ka mbajtur edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar dhe ministrat, kur njoftoi ndryshimet në qeveri dhe largimin e Ballukut nga detyra për shkak të masës së pezullimit të vendosur nga GJKKO, që mbeti në fuqi pasi Gjykata Kushtetuese nuk doli dot me një vendim.
Në fakt, anëtarët e Kushtetueses vlerësuan njëzëri se ministri nuk përfiton nga përjashtimet e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale për masën e pezullimit. Por ata u ndanë në mënyrën se si kjo duhej realizuar, nëse duhet kërkuar apo jo leja e Kuvendi i Shqipërisë për pezullimin e ministrave.
Menjëherë më pas, shumica nxitoi të propozojë një ndryshim në nenin 242/2 të Kodit të Procedurës Penale, duke përfshirë ndalimin e pezullimit edhe për anëtarët e qeverisë, presidentin dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura.
Seanca plenare e 12 marsit do të vendosë për fatin e Belinda Ballukut. Tashmë PD e ka publikuar raportin e plotë duke bërë të qartë mbështetjen për kërkesën e SPAK. Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Ndaj saj rëndon akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”.
Lajmi në përditësim...
Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të mbahet mbledhja e grupit të PS. Sot socialistët pritet të shpallin edhe qëndrimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Komente












Un habitem me telenovelen sa e shtyn e shtyen e shtyen. O futeni brenda ate ose mos beni show mediatik. Un them qe nuk ka shance me u arrestuar ajo se vetem po qe budalle mos i ket kopsitur letrat. Por besoj se do jet ne rregull me letrat edhe ska per ti hyr gjemb ne kembe.
Përgjigju