GJIROKASTËR- Ceremonia përkujtimore e 76-vjetorit të betejës së Gërrhoit është shoqëruar me një përplasje mes dy partive Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat. Siç raporton gaetari i Report Tv, Piro Nase, ditën e sotme ceremonia është organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi dhe kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi.

Në këtë cermoni kanë qenë prezentë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj. Përplasjet kanë vijuar rreth 10 minuta dhe janë mbyllur pikërisht kur ka përfunduar edhe ceremonia përkujtimore. Në një prononcim për Report Tv, kreu i PD-së në Gjirokastër, Dash Aliko bëri fajtor kreun e Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

"Këtë e organizonte PD-ja e Gjirokastër ku ishte i pranishëm Enkeled Alibeaj dhe Luan Baçi, Nebil Ceka, kryetari i shoqatës së persekutuarve. Në këtë moment vjen Roshi, i Ballit Kombëtar Demokrat, që nuk ishte i ftuar. Një grup prej 10 personash, që mendoj se janë të organizuar nga Alimadhi, iu drejtuan Roshit me fjalët "tradhtar" dhe aty filloi gjithë përçarja dhe ai debat i panevojshëm në këtë ceremoni. Ishte një grup me origjinë nga Vlora, por mendoj se ata ishin të organizuar nga Alimadhi dhe të gjithë të tjerët. Këtë ceremoni e ka organizuar PD-ja, të pranishëm ishin familjarë, kryetari i të persekutuar të Shqipërisë, Gjirokastrës, të Tepelenës", tha Aliko.

Çfarë është lufta e Gërrhoit?
Lufta e Gërhotit ndodhi pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste ndodhi tragjedia kombëtare e Gërhotit, e quajtur si një nga pikat kulmore të vëllavrasjes midis dy forcave politiko-ushtarake shqiptare, Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar, luftë e filluar menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Lufta filloi e ashpër dhe në këtë betejë të përgjakshme ku u vranë 36 persona të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe kryetari Hysni Lepenica.