Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka përjashtuar nga seanca kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi

Pasi komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, Robert Gajda mbaroi fjalën e tij, dhe ishte radha t'u përgjigjej pyetjeve që kishin dorëzuar deputetët. Peleshi kërkoi që Gajdja t'u përgjigjej pyetjeve siç ishin dorëzuar me shkrim, kurse Bardhi, këmbënguli që pyetjet e tij ti parashtronte vetë me mikrofon. Ndërsa Peleshi nuk e lejoi.

Peleshi urdhëroi Komisionerin të jepte përgjigjet e pyetjeve me shkrim e Gajdja nuk pranoi të fliste në zhurmë. Kështu situata agravoi e kur Bardhi e quajti "të paburrë", Niko Peleshi e përjashtoi nga seanca.

“Ju lutem uluni zoti Bardhi, se po prishni seancën dhe nuk po lejoni drejtuesin e institucionit të pavarur që t’i përgjigjet pyetjeve.

Unë nuk kam për ta lejuar që të prishni seancën me pyetje, sepse nuk ma lejon as mua rregullorja. Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, iu hiqet e drejta fjalës për gjithë ditën! Për herë të katërt, ju jeni i përjashtuar zoti Bardhi”, tha Peleshi.

Ndërsa më pas seanca u ndërpre për 5 minuta.


Lajmi kryesor:

PS pranon kërkesën e PD për anëtarë të barabartë te 'Zgjedhorja' dhe 'Territorialja'! Kaosi në sallë mban peng ngritjen e dy komisioneve