Përplasje në Kuvend, Ruçi 
përjashton Lulzim Bashën

Përplasje në Kuvend, Ruçi <br />përjashton Lulzim Bashën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përjashtuar nga punimet e seancës së Kuvendit, pas dy vëretjeve dhe paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shkak për këtë masë është bërë pasi kryetari i PD bllokoi foltoren e Kuvendit, pas vendimit me shumicë votash të maxhorancës, për të shtyrë diskutimet dhe ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore seancën e ardhshme parlamentare. 

Debatet në Kuvend
Kuvendi ka shtyrë mes debateve ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore për seancën e ardhshme parlamentare. Seanca nisi këtë të enjte me debate dhe shkak është bërë pikërisht projektvendimi për ngritjen e komisionit i cili do ketë numër të barabartë anëtarësh mes maxhorancës dhe opozitës. PD kërkoi të bëhej debat fillimisht dhe më pas të shkohej në votim për miratimin e komisionit. Ndërsa nga ana tjetër, LSI insistoi për shtyrjen e seancës pasi nuk ishte njohur me projektvendimin, qëndrim i cili mori edhe dakordësinë e socialistëve. 

“Brenda ditës së sotme të përgatitemi për të diskutuar dhe brenda orës 16:00 të rifillojë seanca”, tha Edmond Spaho.
 
“Grupi parlamentar i LSI kërkon shtyrjen e seancës, nuk jemi njohur me projektvendimin”, u shpreh Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI.
 
"Kjo çështje s'duhet të ketë debat sepse ka kaluar me konsensus. Prandaj ta shtyjmë këtë pikë të rendit të ditës dhe kjo çështje të kalojë seancën tjetër", tha nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Debat i fortë Basha-Ruçi
Ky propozim i socialistëve solli reagimin e demokratëve të cilët insistuan edhe përmes Lulzim Bashës thirrjen e Kuvendit sot në orën 16:00. Ai u shpreh kundër shtyrjes së debatit dhe miratimit të projektvendimit që parashikon ngritjen e seancës për të enjten e ardhshme."Ky biçim parlament po degradon, sot ne rend dite kemi cështjen e zgjedhjeve, opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve ju vini të papërgatitur për debat se nuk e doni debatin, për t’i mbyllur gojën opozitës me kartona, mblidh konferencën e kryetarëve tani, opozita e ka bërë kërkesën pro rregullores, ky parlament s’është pronë e mazhorancës, as e jotja, prandaj ndërpre tani seancën, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem.

Keni lepurin në bark, jeni në hall me “rrugën e Elbasanit”, mblidh Konferencen e Kryetareve ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 4, por kjo seancë s’mund të procedojë në shkeljen e rregullave”
, tha Basha.

Pas deklaratës së Bashës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se vendimin e merr Kuvendi. "Ne duam diskutime. Tjetër gjë do ishte të moslejonim diskutimet. Kjo çsshtje është kompetencë e seancës dhe kjo çështje e mbyllur", tha Ruçi. 

Gramoz Ruçi i tërhoqi vërejtje kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili nuk lëshoi foltoren pasi u shpreh kundër shtyrjes së seancës për javën e ardhshme lidhur me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.
 
Basha akuzoi Ruçin se do mbajë përgjegjësi për shkeljen e rregullores së Kuvendit, por Ruçi i i tërhoqi vërejtje,. ndërsa ndërpreu seancën për 5 minuta.   

"S'dua ta nis seancën e Kuvendit me ndëshkimin tuaj si deputet. Uluni z.Basha, ke prej dy minutash që ke pushtuar foltoren. Tërheq vërejtje sipas rregullores, 5 minuta pushim". 

Edhe pas rinisjes së seancës Basha ishte në foltore dhe nuk pranoi ta lëshojë atë. Pas dy vërejtjeve të njëpasnjëshme, Ruçi i komunikoi përjashtimin nga seanca. Kjo ishte masa e parë ndëshkimore e kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjes së tij në këtë dytë në fillim të shtatorit. 

Fjala e plotë e Lulzim Bashës në Parlament

Zhvillimet nga Kuvendi minutë pas minute

Ora 18:00 Rinis Kuvendi, votohet rendi i ditës, Ruçi fal Bashen, nuk e mbledh Byrone/ Deklaratat

Ora 15:30 Kryetari i grupit të PD, Spaho negociata me Ballën dhe me Ruçin për seancën plenare, mund të shtyhet për ditën e hënë.

Ora 15:00 PD-PS negociata për të shtyrë seancën
Paralajmërimet e demokratëve se nuk do lëshojnë sallën e Kuvendit deri në mesnatë, duket se kanë vënë në lëvizje maxhorancën. Burime pranë shumicës parlamentare bëjnë të ditur se po negociojnë me opozitën për gjetjen e një marrëveshje që do çonte në shtyrjen e seancës për ditën e hënë. Përplasja nisi pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë javën e ardhshme diskutimet për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.  

Ora 14:30 Neni 65 i rregullores së Kuvendit
Sipas nenit 65 të rregullores së Kuvendit, Lulzim Basha dënohet me përjashtim nga Kuvendi vetëm për seancën e sotme. 

neni 65

Ora 14:00 Basha nga Kuvendi: S'dalim nga salla, këtu do rrimë deri në mesnatë

Ora 13:40 Basha dhe deputetë e PD ngujohen në Kuvend
Lulzim Basha dhe deputetët e grupit parlamentar do qëndrojnë të ngujuar në sallën e Kuvendit deri në orën 18:00. Kohë kur Ruçi njoftoi rifillimin e seancës pas shtyrjes pesë herë radhazi. 

Ora 13:30 Berisha i bashkohet grupit të PD në sallën e Kuvendit

Ora 13:10 Ruçi njofton shtyrjen e fillimit të seancës për në orën 18:00

Ora 13:00 Rinis seanca e Kuvendit, Basha nuk del nga salla

Ora 11:20 Ruçi shtyn seancën për në orën 13:00



Ora 11:20 Basha vijon të qëndrojë në seancë, refuzon të dalë

basha vijon te qendroje ne kuvend
(Basha vijon të qëndrojë në seancë dhe pas përjashtimit)


Ora 11:05 Basha nuk ikën nga foltorja, Ruçi e përjashton me 10 ditë

Ora 11:00 Kuvendi hedh në votë propozimin e Spahos, rrëzohet
Ruçi hodhi në votë propozimin e Edmond Spahos për zhvillimin e seancës p[ër debat lidhur me ngritjen e reformës zgjedhore sot pasdite në orën 16:00. 

Ora 10:50 Rinis seanca, Basha nuk lëshon foltoren

Ora 10:45 Ruçi ndërpret për 5 minuta seancën

Ora 10:40 Basha akuza Ruçit: Po shkel rregulloren
Kryetari i PD u shpreh kundër shtyrjes së seancës, ndërsa akuzoi kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi se po shkel rregulloren e Kuvendit. Pas akuzave, kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën, ndërsa i bëri vërejtje. 

Ora 10:30 PS dhe LSI kërkojnë shtyrjen e seancës
Teksa PD kërkoi të bëhej debat sot në Kuvend, PS dhe LSI kanë thuajse në një mendje për shtyrjen e seancës.  

Ora 10:25 Majko: Debati të bëhet në komision
Spahos i është përgjigjur Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili tha se një debat i tillë duhet të zhvillohet në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. “Për procedurë, s’besoj se ka pasur jetë parlamentare që ka ngritur komision për zgjedhjet e ardhshme. Janë debate që duhet zhvilluar tek komisioni i posaçëm. Ne biem dakord që most ë biem dakord. S’e kuptoj esencin e kërkesës për të bërë debat për diçka që kemi consensus. Nëse e bëni për të treguar se sa të ashpër jeni si opozitë, bëjeni si herës që kaloi që na mbajtët deri në orën 3 të natës , për diçka që mund të përfundonte për një orë,” tha Majko.

Ora 10:20 PD kërkon debat për Reformën Zgjedhore
Partia Demokratike ka kërkuar debat përpara ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se deputetët e PD janë përgatitur për debat dhe kanë depozituar emrat e deputetëve. 

Ora 10:10 Ruçi: Sot ngrejmë kom.e reformës zgjedhore, përbërja e barabartë
Ndërkaq më herët, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Komisioni do të jetë dypartiak, do të trajtojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe propozimet e partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit jo më pak se 1 për qind të votave. 

“Përbërja e komisionit do të jetë e barabartë mes shumicës dhe pakicës. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PD dhe PS, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë, ekspertë ndërkombëtarë janë të ftuar”, ka deklaruar Ruçi. 

Ora 10:00 Nis seanca e Kuvendit priten debate për deklaratat e Lu
Ka nisur seanca e Kuvendit ku pritet të ketë debate për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. 



  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë