Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, dhe deputetëve të PDK-së.

Teksa Nagavci po deklarohej për mediat, deputetë të PDK-së i kanë hedhur ujë deputetes së VV-së, duke shkaktuar tensione në ambientet e Kuvendit.

Situata është përshkallëzuar më tej, me një përplasje fizike mes Arbërie Nagavcit dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.

Në situatë është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar Bytyqit të qetësohet.


Lajmi kryesor:

Ngërçi politik në Kosovë, tensione në Kuvend mes deputetëve dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje