Përplasje në PD, Imami sulmon
Bashën: Je në rënie në sondazhe

Përplasje në PD, Imami sulmon<br />Bashën: Je në rënie në sondazhe<br>
Përgjatë dy ditëve, 28-29 prill, Partia Demokratike do mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore. Vendimi është marrë në Kryesinë e selisë blu pas tre orë mbledhje, ku mori pjesë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami.

Deri në fund të prillit, një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore. Pas mbledhjes së kryesisë, Lulzim Basha u shpreh se çdo demokrat ka në dorë mundësinë për të kontribuar në këtë transformim të PD. 

Kryedemokrati Basha bëri një thirrje për bashkim dhe jo përçarje brenda demokratëve. "Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Sigurisht që ka mendime kritike, pa i rrahur mendimet nuk mund të arrihet në një rezultat. Shqiptarët e shohin këtë jo si një proces vetëm brenda PD, por si një grup nga i cili do lindë një shpresë për të gjithë vendin. Do t’i japim mundësinë çdo demokrati të japi kontributin e tij për këtë transformim të Partisë Demokratike. Nuk do jetë një takim formal, por bashkim i mendimeve", u shpreh Basha pas mbleshjes së kryesisë. 

Grupi anti-Basha kundër: Të mblidhet Këshilli Kombëtar
Grupi anti-Basha në PD kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për të bërë edhe njëherë analizën e humbjes së 25 qershorit si dhe diskutimin e propozimit për ndryshime statutore.

Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD është shoqëruar nga debate mes Lulzim Bashës dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ky i fundit i njohur për qëndrimet kritike ndaj kryetarit të PD. Imami i ka kujtuar Bashës se është në rënie të vazhdueshme në sondazhe, edhe pse sipas tij Edi Rama po keqqeveris. 

Në këtë mbledhje të parë të kryesisë së PD për vitin 2018, Basha është shprehur se ndryshimet në statut janë detyrë e Kuvendit Kombëtar i cili pritet të mblidhet gjatë kësaj pranvere. 

"Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statutore. Të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD. Të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen. 

Të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojë. T’i shqyrtojnë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe të kemi një vendimmarrje", ka thënë Basha. 

Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Edi Paloka, Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, Sekretarët Enno Bozdo e Fatbardh Kadilli. Gjithashtu, Basha ka bërë pjesë të këtij grupi pune edhe dy anëtarë kryesie të njohur për qëndrimet kundër lidershipit demokrat, Arben Imamin dhe Gent Malkon.

Por, ish-ministri i Mbrojtjes i ka dalë kundër Bashës. Fillimisht ai ka refuzuar të jetë pjesë e trupit të punës, si dhe i ka kërkuar të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Mbledhja e Kuvendit, tha Imami, ka kaluar më parë në Këshillin Kombëtar, veçsa formalizon mosbashkimin e demokratëve. 

"Jam kundër të mblidhet Kuvendi pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet të bëjmë Kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxirim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi ne mbledhjen e fundit u fol vetëm për analize", tha Imami. "Nuk jam unë për grup pune, vendosni dikë tjetër në vendin tim, dikë më të ri", ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes.  

Grupi i punës: 

Edi Paloka

Edmond Spaho 

Arben Ristani

Enno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Gent Malko

Arben Imami 

Arben Imami: Basha në rënie të vazhdueshme në sondazhe
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sulmuar lidershipin demokrat, Lulzim Basha duke i kujtuar të dhënat e sondazheve. Imami tha se Basha dhe PD janë në rënie në të gjitha rezultatet e anketave, edhe pse sipas tij, Edi Rama po qeveris keq.  

"Fakti negativ, pas zgjedhjeve nga sondazhet, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Është një shqetësim i madh sidomos nga rrethanat që po kalon ky vend me një qeveri të keqe, të pashpirt, ky është problemi për të cilin unë jam i angazhuar", u shpreh Imami.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Imami u shpreh kundër Bashës kur tha se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar për, përpara Kuvendit siç tha Basha.   

“Këshilli Kombëtar duhet të ishte mbledhur edhe për analizën. Analiza është e njëanshme, nuk përfaqësohej mendimi që është zhvilluar në tërësi nga shumë anëtarë edhe nga kritikët. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është i papritur të paktën në vlerësimin tim. 

Zgjidhjet që duhet t’i vinë kësaj partie s’duhet të jetë burokratike vetëm nga një grup pune, por duhet një diskutim serioz.

Statuti nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar, pa hedhur një platformë të analizës dhe analiza është e njëanshme. Kongresi do çojë në formalizimin e mosbashkimit”.  

[gallery]25762[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari