Përplasje në TikTok mes turistëve italianë për pushimet në Shqipëri

Përplasje në TikTok mes turistëve italianë për pushimet në Shqipëri

Duket se tashmë Shqipëria po shkakton debate në rrjetet sociale në Itali. Dhjetëra video tregojnë përvojën në destinacionin më të njohur veror të 2023.

Nga Valerio Salviani – Il Gazzettino

Që nga dalja e lajmit se në 2023 brigjet shqiptare po “pushtohen” nga turistët italianë në kërkim të një udhëtimi me kosto të ulët, vëmendja ndaj këtij vendi është rritur në mënyrë dramatike. Në rrjetet sociale po vërshojnë histori dhe dëshmi, duke treguar anët pozitive të “El Dorados” së re të turizmit, por edhe ato negative. Dhe, siç ndodh shpesh në këto raste, diskutimet kthehen në përplasje të vërteta.

“Det i bukur, çmime të ulëta”. Etiketa e ëndrrave, me të cilën Shqipëria është kthyer në qendër të çdo diskursi në pushimet verore. Por a është vërtet kështu? Varet. Madje, në rrjetet sociale shumë persona tregojnë përvojën e tyre, duke konfirmuar edhe mirë se ato që janë thënë.

“Çadra në rreshtin e parë 10 euro, më sjellin kafe sa jam në shezlong dhe paguaj vetëm 2 euro”, – komenton një italian i entuziazmuar.

“Ata që kritikojnë Shqipërinë janë sepse nuk kanë qenë atje”, thotë një tjetër. Dhe përsëri një tjetër: “Mjaft injorantëve që kritikojnë Shqipërinë, nëse nuk ju pëlqen, rrini në Itali. Është më bukur këtu”.

Mjafton të bëni kërkimin #Albania në TikTok, për të pasur dhjetëra shembuj të këtij lloji. Një i ri i përgjigjet një turisti italian që dokumentoi “detin e pistë dhe plazhin e mbushur me njerëz”.

“Është e qartë se je ende i dehur nga një natë më parë – thotë ai – po thua një tufë gënjeshtrash”.

Atëherë kush ka të drejtë?

“Realiteti është se varet se ku shkoni – komenton një tjetër italian që ishte me pushime në Shqipëri – Këtu ka shumë zgjedhje, por duhet të keni kujdes. Disa vende, ato më të kërkuarat, kanë çmime të larta dhe është e lehtë të zhgënjehesh. Por është plot me parajsë”.

Me pak fjalë, si për të thënë, e vërteta qëndron diku në mes. Megjithatë, nuk është e vështirë të gjesh shumë shembuj të videove totalisht negative.

“Miq shqiptarë, mos u zemëroni me fenomenin e momentit, jetoni në një vend fantastik”, thotë në një video influencuesja Simone Coccia. Një gjë është e sigurt, napolitanët janë të çmendur pas Shqipërisë.

“A ka ndonjë venecian këtu? Unë shoh vetëm njerëz nga Napoli”, komenton me ironi një vajzë. Suksesi i Sarandës dhe qyteteve të tjera shqiptare është edhe falë tyre.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen