Përplasje për Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës/ Ministrja e jashtme : PDK, fajtore për krijimin e saj! Tahiri-Gërvallës: Je turpi i diplomacisë!

Seanca parlamentare në Kosovë është detyruar të pezullohet për një periudhë për shkak të një situate të pakëndshme të krijuar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave të Vetëvendosjes me ata të PDK-së. Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një situatë tensioni në mesin e deputetëve. Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.

Tensioni mes deputetëve nisi fillimisht pas deklaratës së ministres së jashtme lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale. Donika Gërvalla në fjalën e saj u shpreh se deputetët e PDK-së, janë përgjegjës për krijimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale, nuk është instaluar nga Serbia, ajo është e instaluar nga ju, sepse, ju jo vetëm që nuk keni ndërmarrë asnjë hap për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës por ju jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju në këtë formë e keni bërë të mundshme Gjykatën Speciale dhe e keni votuar atë. Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj janë në Hagë. Bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën”, ka thënë Gërvalla.

 

Një deklaratë e tillë e ministres ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës dhe të deputetit të PDK-së Abelard Tahiri, i cili e akuzoi Gërvallën si turpin e diplomacisë së vendit.

“E nderuar ministre sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marr me Republikën e Kosovës sepse të ka aty në Kosovë, në krye të diplomacisë së Kosovës. Ti je turpi i diplomacisë së Kosovës. Me dal dhe me thanë që Serbia nuk e ka bërë Gjykatën Speciale është turpi më i madh. Ajo gjykatë është bërë me fakte të sajuara nga qeveria serbe. Dil kërkoju falje qytetarëve dhe atyre që janë atje të akuzuar. Sepse kjo gjykatë është bërë nga njerëz si ju dhe nga dëshmi të juve. Sot nuk ka nevojë Daçiç me fol sepse është Donika Scwarz sepse atë tjetrin po më vjen marre me ta përmend.  Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë në Kosovë sesa me ministren e punëve të Jashtme”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka bërë thirrje nga kryeministri që ta shkarkojë menjëherë Gërvallën.

“Prandaj dil kërkoju falje, viktimave, grave të dhunime dhe kërko që gjenocidi serb duhet të dënohet se ka ndodhur në Kosovë. Është turp për ty, o marre për ty. Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë, nuk je përfaqësuesja e imja. I bëjmë thirrje kryeministrit që ti nuk duhesh më me qëndru në këtë sallë. Ti duhesh me ec”, ka thënë ai.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën