Përplasje për 'shtëpitë e barit' në Britani! I riu u 'arratis' nga Londra, grupi kriminal i vendos gjobë 100 mijë paund babait në Shqipëri

Përplasje për 'shtëpitë e barit' në Britani! I riu u 'arratis' nga Londra, grupi kriminal i vendos gjobë 100 mijë paund babait në Shqipëri

Foto ilustruese

Jo pak herë konfliktet jashtë vendit për çështje droge janë zhvendosur në Shqipëri. Por përplasjet mes grupeve për shtëpitë e hashashit në Britaninë e Madhe po kthehen së fundmi në një trend. Një i ri i quajtur Kalvin Pjetri u largua nga Shqipëria në dhjetor 2020 drejt Britanisë së Madhe me marrëveshjen që t’i shërbente rritjes së hashashit. Por sapo mbërriti atje, i riu u arratis dhe anëtarë të dyshuar të grupit në Shqipëri i kanë vendosur atij gjobë.

Çështja po hetohet për gjobëvënie dhe kërcënim për jetën të shtetasit me iniciale B. P. që është i ati i minorenit.

47-vjeçari rrëfen se i kërkuan 100 mijë paund dhe se e kanë paralajmëruar se do ta vrasin kudo që ai të fshihet.

“Unë jam A.B. e ka kërcënuar i dyshuari tjetër , më ke prerë në besë  me djalin tënd , pasi unë hyra garant për të dhe ji çova vëllait si punëtor marijuane në Angli.”

Sipas burimeve ky person është nga Hasi  dhe më tej përveç kanosjes fizike e ka paralajmëruar “po u fshehe dhe në 7 planete , do të gjejmë dhe do ta vras duke bërtitur”.

47-vjeçari pranon se e nisi të birin me një pasaportë australiane , teksa burimet shtojnë se kanë marrë në pyetje disa persona që kanë dijeni mbi konfliktet e mëpasshme. Ata tregojnë se si në datën 28 prill një person që është prezantuar si kuksiani e ka kërkuar 47-vjeçarin dhe më pas e ka kërcënuar me armë.

“Merre këtë numër dhe thuaji të më kontaktojë ka thënë shtetasi i identifikuar si S.C.  pasi duhet të rregullohet me ne pasi djali na ka bërë dëme”. I ati tregon se i ishte lutur të birit ta linte punën e marijuanës pasi është shumë mirë nga ana ekonomike.

“Para një muaji tim bir e kapi policia angleze  brenda në shtëpinë e marijuanës dhe e mbajtën vetëm një jave” , por anëtarët e grupit të marijuanës kanë zbuluar se në të vërtetë i riu ishte arratisur.

“Ata telefonuan në zyrë dhe i thanë vartëses, ku e ke shefin mos e fshih nën karrige”,  thotë në polici biznesmeni i cili është bërë shkak që hetimi t regjistrohet për gjobëvënie dhe kanosje të tij dhe katër punonjësve./ TCH

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2021 04:58

    Ja nje nga format e skllaverise moderne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034

Arabia Saudite do ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2034