Përplasje PS-LSI për arsimin
Mehmetaj i përgjigjet Ramës

Përplasje PS-LSI për arsimin<br />Mehmetaj i përgjigjet Ramës
Me afrimin e zgjedhjeve akuzat mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për integrim sa vijnë e shtohen.
 
Rama: Reforma u godit edhe nga aleatët
Ndërsa sot gjatë një takimi me banorë të Divjakës Rama deklaroi se reforma në arsim është goditur si nga aleatët ashtu dhe nga kundërshtarët s’ka munguar përgjigja nga LSI.
  
“Reforma në arsim goditet nga të gjitha anët, nga ata që janë aleatët tanë në koalicion, goditet nga ata që janë kundërshtarët tanë dhe nga gjithë ajo pjesë e politikës që e ka ushqyer për çerekshekulli me radhë parazitizmin, klientelizmin dhe favorizimin”, tha Rama. 

Mehmetaj: Rama shkatërroi ëndrrat e të rinjve 
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj tha se Rama shkatërroi ëndrrat e të rinjve me një reformë të dështuar.
 
Reformën në arsim deputetja e LSI e ka cilësuar si Reforma e Klientelizmit. 

“Në vend t'u kërkojë falje atyre qindra maturantëve të cilëve u shkatërroi ëndrrat, me arrogancë flet për një reformë e cila ka qenë e dështuar që në krye të herës. Aq e dështuar sa ende nuk kanë dalë aktet nënligjore, sepse nuk ka juristë që mund ta zbërthejë atë katrahurë që ngatërruan me një qëllim të vetëm: si e si të çonin sa më shumë maturantë nëpër universitete private. Nëse ka një epitet që mund t’i vendosim reformës për arsimin e lartë ajo është: Reforma e Klientelizmit. 

Nuk po i them të gjithë dështimet në arsim këto katër vite duke filluar nga ulja e buxhetit për arsimin, presionet ndaj mësuesve me të famshmin dhe të paligjshmin portal, skandalin e tenderit për pullat e librave, apo milionat që kanë hyrë në Shqipëri për shkollat profesionale dhe që një zot e di në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Qëndrimet e LSI mbi arsimin i di tashmë e gjithë Shqipëria, por ajo që nuk dinë është lutjet e kryeministrit dhe ministres së arsimit për t'i mbështetur me premtimin që do i rregullonin të gjitha, pasi e kuptonin që kishin gabuar. 

Vendimi i fundit që ka firmosur si ministre znj.Nikolla ka qenë ai për të ruajtur po njësoj dhe me të njëjtin dështim sistemin e pranimeve në universitete, duke favorizuar sërish dhe me bindje universitetet private. Pse nuk flet kryeministri për këtë? 

Megjithatë shqiptarët janë të qetë sepse zgjidhjen do e japin në 25 qershor me votën e tyre për LSI. Me LSI forcë të parë Shqipëria do të ketë drejtim të ri në qeverisje, me njerëz serioz dhe të përkushtuar që do të punojnë për ti kthyer dinjitetin arsimit në Shqipëri. 

LSI e vazhdon punën e saj e sigurtë, sepse LSI mbështetet nga rinia dhe jo oligarkia. #NjëShansPërTëGjithë #Voto #LSI #1 #xdf39”,
është shprehur Mehmetaj.

kejdi mehmetaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë