Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Krastë të Tepelenës, ku për pasojë humbi jetën një vajzë 18-vjeçare. Ajo udhëtonte në një automjet tip Volksëagen me të fejuarin e tij, ku u përplasën me një furgon pasagjerësh i linjës Sarandë-Elbasan, duke lënë të plagosur tetë prej tyre.

Edhe i fejuari i saj 26-vjeçari Sokol Brahimi nga fshati Toç i Memaliajt mbeti i plagosur rëndë nga përplasja.

18-vjeçarja Shqiponja Xhaferri u gjet nga policia thuajse pa shenja jete në vendin e ngjarjes, u fut fillimisht në reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës, dhe më tej u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë.

Të plagosurit janë:

-Hanko Mara, 52 vjeç

-Zergjin Sina, 62 vjec

-Syrja Brahimi, 54 vjeç

-Endrikejd Kapa, 17 vjeç

-Robert Aliko, 55 vjec

-Petrit Rapaj, 56 vjeç

-Fatmir Selfaj, 60 vjec

Nga përplasja e fortë, dy automjetet kanë dalë nga rruga, ndërkohë që policia e Tepelenës ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Makina e përfshirë në aksident

Makina dhe furgoni i përfshirë në aksident