Përplasjet Bushati-Nishani, lirohet
 nga detyra ambasadori Ceka

Përplasjet Bushati-Nishani, lirohet<br /> nga detyra ambasadori Ceka
TIRANE- Pas shumë këmbënguljesh nga Ministria e Jashtme presidenti  Bujar Nishani ka liruar nga detyra e ambasadorit Neritan Cekën. Që prej tetorit 2013 kreu i diplomacisë shqiptare Bushati ka kërkuar në mënyrë të përsëritur tërheqjen e politikanit të njohur nga drejtimi i ambasadës sonë në Itali, kërkesë e cila është refuzuar disa herë nga presidenti, deri paraditen e djeshme, kur dekretoi lirimin e tij.

75-vjeçari Ceka, ndër arkeologët dhe politikanët më të njohur, prej kohësh kishte kaluar moshën e  pensionit sipas ministrisë e cila kishte propozuar për zëvendësimin e tij Anila Bitrin, drejtoreshë e Akademisë Diplomatike MPJ. Mospëlqimin për figurën e Neritan Cekës si ambasador në Itali, ministria e konfirmoi dhe në korrik 2014 kur atij dhe 2 ambasadorëve të tjerë iu anulua ftesa për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme me trupin tonë diplomatik. Neritan Ceka, ish-kryetar i PAD-së, ish Ministër i Rendit nën qeverisjen e PS e së fundmi ish-këshilltar në kabinetin Berisha, mori zyrtarisht detyrën e ambasadorit në 20 dhjetor 2012.

Atij i mbetej ende një vit mandat. Dhe 3 ambasadorë të tjerë kanë pasur fatin e Cekës ditën e djeshme, pasi kreu i shtetit ka dekretuar lirimin nga detyra të Genc Muçajt si ambasador të Turqisë, Kujtim Morinës në Kuvajt dhe Kujtim Xhanit në Kinë. Ndërsa janë emëruar si ambasadorë të rinj, ish-shefi i protokollit të shtetit Ermal Dredha si Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Muça, në Kanada, Arian Spase në Hungari dhe Enkeleda Mërkuri në Republikën e Sllovakisë. Por nga ana tjetër, presidenti Nishani ka refuzuar të dekretojë Ravesa Lleshin si ambasadore në OSBE.

Pavarësisht se Komisioni i Jashtëm ka zhvilluar një seancë dëgjimore me dy kandidatët për ambasadorë në OSBE, Ravesa Lleshi e Ermal Muça në Kanada, vetëm Muça ëhstë dekretuar ditën e djeshme. Por sinjalet për mosdekretimin e Lleshit janë dhënë nga deputetët e PD që thanë se në OSBE duhet të ishte propozuar një diplomat karriere për shkak të raporteve të tensionuara me misionin pas refuzimit të drejtimit të komiteteve nga Shqipëria.

Por 4 muaj pas largimit nga detyra të ambasadorit Spiro Koçi në OSBE, kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në këtë detyrë të Ravesa Lleshit, që në 2 vitet e fundit ka mbajtur detyrën e këshilltares në MPJ. Ndërkohë që sinjalet nga Presidenca për refuzimin e Lleshit kanë qenë të vazhdueshme. Mediat kanë raportuar kohë më parë se Nishani nuk do ta dekretojë kandidaten për ambasadore në OSBE Ravesa Lleshi, vajza e Ismail Lleshit, ish­ministër i Mbrojtjes në qeverisjen e mëparshme të PS si dhe mbesa e Haxhi Lleshit që aktualisht është këshilltare e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

. “Presidenti s’do e dekretojë kandidaturën për ambasador në OSBE, pasi nuk përmbush standardin profesional për të qenë në nivelin e ambasadorit”, kanë bërë të ditur burime pranë Presidencës në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Por që është përforcuar dhe nga akuzat e PD se ministri Bushati po thërret në diplomaci të gjithë pinjollët e diktaturës, duke paralajmëruar se do jenë kundër këtyre lëvizjeve në radhët e diplomacisë.
 
 
Dekretet e Nishanit për ambasadorët
 
Neritan Ceka
Shkarkohet si ambasador në Itali
Kujtim Xhani
Shkarkohet si ambasador në Kinë
Genci Muçaj
Shkarkohet si ambasador në Turqi
Kujtim Morina
Shkarkohet si ambasador në Kuvajt
 
Ermal Muça
Emërohet ambasador në Kanada
Enkeleda Mërkuri
Emërohet ambasadore në Sllovaki
Arian Spasse
Emërohet ambasador në Hungari
Ermal Dredha
Emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin