Përplasjet e ashpra/ Efi-Luizit: S’dua të të shoh me sy kur të mbarojë Big Brother! I kthehet keq Qetsorit: Me mua qepe gojën

Përplasjet e ashpra/ Efi-Luizit: S’dua të të shoh me sy kur të mbarojë Big Brother! I kthehet keq Qetsorit: Me mua qepe gojën

Efi

Efi vijon përplasjet e forta me Luizin. Mbrëmjen e sotme tha se raportet e tyre nuk janë aspak të njëjta dhe në përfundim të spektaklit nuk do të ketë asnjë komunikim me të duke ia bërë të qartë se jo gjithcka pranohet ‘në kuadër të lojës’.

“Ky njeri nuk do të jetë më pjesë e jetës sime, edhe nëse do e fitojë. Për mua është shumë e vështirë ta menaxhoj, sepse t’i kthehem keq nuk dua, miqësinë s’dua ta vazhdoj më, sepse ju e dini si më ofendoi. Pas mbarimit të Big-ut, nuk dua ta shoh më me sy”, tha Efi.

Një përplasje e pati edhe me Qetsorin, i cili tha diçka që nuk i pëlqeu kur Nita po debatonte me Dean.

Dea: Ka filluar të bëhet shumë ngacmuese ditët e fundit dhe bën ironi. Kur arriti dhe tha për Kristin që ai ka sjellje çnjerëzore, thash një sekond se ishte thjesht një lojë. Sa herë reagoj, nuk do të thotë që po të sulmoj ty Nita.

Efi: Nitës thjesht po i vjen fundi dhe po përpiqet të krijojë situata me çdo kusht.

Dea: Nita do të qëndrojë këtu brenda. Në lojë, nuk e kam parë kurrë kështu më përpara.

Nita: Kur më ka parë Dea duke më sulmuar më ka heshtur. Në këtë shtëpi gjykohesh edhe kur bën mirë.

Dea: Unë të kam folur dhe të kam përqafuar atë pasdite. Ti nuk doje, doje të  mbajë qëndrim.

Qetsori: Kafshoje gjuhën se…

Efi: He çfarë? Me mua qepe gojën. Me mua qepe gojën.

Qetsori: Shiko përpara, mos më shih fare mua.

Efi: Trego respekt, respekt!

Luiz: Duke marrë parasysh që këto të dyja janë finaliste, kanë pozicion më komod. Nuk e duan Nitën në finale dhe e shfrytëzojnë këtë sulm. Duke patur kundër këto të dyja dhe Kristin, normal që do ndihet keq Nita.

Efi: Më vjen keq që i dëgjoj këto fjalë. Unë pash një sjellje ndryshe nga Nita. Luizi e bëri lëmsh të gjithë situatën, duke i kapur dy e nga dy, tre e nga tre.

Kristi: Nita është e justifikuar për gjendjen emocionale që ka. U mërzita pak kur më tha që jam çnjerëzor. Ne kur e mbyllën bisedën nuk folëm më fare. Luizi gjeti rastin, erdhi dhe hodhi ato të vetat. E fryu Nitën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja