Meta 'spastron' partinë, Kryemadhi: Po votat? Nepotizmi s'e mbyt dot meritokracinë! Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte

Meta 'spastron' partinë, Kryemadhi: Po votat? Nepotizmi s'e mbyt dot meritokracinë! Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte

1713454166_kryemadhi.JPG

Në dalje të Kuvendit deputetja e PL Monika Kryemadhi është pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të PL Ilir Meta për spastrime brenda partisë. Kryemadhi tha se sulmet ndaj saj kanë qenë si politikane dhe jo si bashkëshorte, ndërsa nënbvizoi se në parti nuk ka pasur nepotizëm, pasi kjo ndodh në institucionet shtetërore.

"Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte por si politikane."

Pyetje: Si i komentoni deklaratat e Metës për luftë ndaj nepotizmit brenda PL-së  dhe që nuk do ketë familjarë të drejtuesve të partive?

Kryemadhi: Në 2003 PS ndryshoi statutin për të larguar Kryemadhin nga PS, thoshte o Monika o Ilir Meta në drejtimin e PS. Në 2004 kur u themelua LSI,  grupi themelues dhe pse Monika ishte një nga firmëtarët, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti. Pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë Meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit.

Pyetje: A do kandidoni për presidente të PL-së?

Kryemadhi: Zonjë unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura


Lajmi kryesor:

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë