Përplasjet me Ten Hag te M.United, ‘The Sun’: Ronaldo dëshiron rikthimin në Seria A!

Përplasjet me Ten Hag te M.United, ‘The Sun’: Ronaldo dëshiron rikthimin në Seria A!

Cristiano Ronaldo dhe në sfond trajneri Ten Hag

Situata e vështirë që po kalon te Manchester United nxit dita ditës spekulime të reja për Cristiano Ronaldo-n.

Së fundmi mediat angleze shkrujnë se fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ ka ndërmend të kthehet në Itali pas aventurës me Juventusin. Sipas ‘The Sun’ 37-vjeçari dëshiron një kalim te Napoli, skuadër e përfolur edhe në merkaton e verës.

Pak ditë më parë u tha se Chelsea po përpiqej të joshte portugezin për një kalim në muajin janar, ndërsa ende nuk ka një ofertë konkrete.

Kontrata aktuale e Ronaldo-s me Manchester United është deri në qershor të 2023, ndërsa këtë sezon sulmuesi është aktivizuar në 8 ndeshje të Premier League nga Ten Hag teksa ka arritur të shënojë vetëm një herë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane