Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim

Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim

Kryeministri Edi Rama

Përplasjet e dhunshme në veri të Kosovës mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, kanë sjellë edhe reagimin e politikës në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama bën thirrje që kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin që të dëgjohen aleatët pas incidenteve të njëpasnjëshme në veri të Kosovës. Rama i dërgon mesazh Kurtit që të mos hyhet më thellë në shtegun e rrezikshëm që sipas tij po lëndon Kosovën ndërkombatërisht dhe ushtarët e KFOR fizikisht. Rama apelon për dialog me aleatët e fuqishëm.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”, shkruan Rama.

Për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it Rama ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre, të cilën i cilëson të verbër dhe që lëndojnë Kosovën në sytë e aleatëve. 

Një reagim erdhi nga ish-kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i cili teksa dënon dhunën ndaj KFOR, thotë se Aleksandër Vuçiç kërkon destabilizim. Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta shkruan se palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje. Ai thotë se Vuçiç duhet të tërheqë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.

"Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim", shkruan Basha. 

Ministrja e Jashtma Olta Xhaçka dha mbështetjen për ushtarët e lënduar të KFOR, duke apeluar për dialog për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

‘Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër NATO-s dhe KFOR dhe shtypi është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar! Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.’- shkruan Xhaçka.

Gjithashtu, i shqetësuar reagoi edhe Ministri i Mbrojtje Niko Pelishi, i cili dënoi dhunën, të cilët sipas tij po përpiqen për garantimin e sigurisë. Edhe Peleshi apeloi për dialog. Nga përplasjet në veri të Kosovës, mbetën të lënduar 25 ushtarë të KFOR.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Tensionet në veri, Meta: Dënoj sulmet ndaj KFOR, palët të tregojnë vetëpërmbajtje! Vuçiç të tërheqë ushtrinë nga kufiri i Kosovës

1685384882_ushtare.JPG

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Teksa dënon sulmet ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës, Meta shkruan se palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje. Ai thotë se Vuçiç duhet të tërheqë ushtrinë nga kufiri i Kosovës.

"Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to. Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve. As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie.

Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç'tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet. Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cenohet në suksesin e tij. Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon", shkruan Meta.

Ora 22:12
Situata në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim  

1684669836_1679211917800063a973cbbeaf0.png

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiç është i interesuar për destabilizim.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat  njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, tha Basha.

Ora 21:44
Tensionet në Veri, Rama thirrje Kurtit: Mos u fut më thellë në këtë shteg të rrezikshëm, Kosova po dëmtohet ndërkombëtarisht

1685292247_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje mes KFOR dhe protestuesve serbë. Rama i dërgon mesazh Albin Kurtit, që të mos futen më thellë nëkëtë shteg të rrezikshëm ku sipas tij Kosova po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”, shkruan Rama.

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, shkruan Rama.

Ora 21:28
Tensionet në veri të Kosovës, Peleshi: Dënojmë dhunën e përdorur ndaj KFOR

1679649884_Screenshot2.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Peleshi shkruan se dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar”, shkruan Peleshi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 30/05/2023 09:25

    KESAJ I THONE HYP SE TE VRAVA E ZBRIT SE TE VRAVA, SI NUK KANE TURP EUROPA QE I LEGJITIMOI ZGJEDHJET DHE TANI DENOJNE PRISHTINEN...MASKARENJTE

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/05/2023 05:49

    "Keshilla" e kryeministrit tone per ALBIN KURTIN eshte sa tinzare aq dashakeqe,sa e pa vend aq e rendesishme vetem per vuçiqKAKËN dhe qarqet nacionaliste te Beogradit qe dirixhohen nga Moska.

    Përgjigju
  • Alb: 30/05/2023 01:17

    Zoti rama leni fjalete boshe por baushkou me kurtin dhe kosoven. Edhe bane ushtrin gati, se kurti e kosova jan te shpin e vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia