Përpunim fruta-perimeve e qumështit
Panariti:Çekia mund të na mbështesë
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka takuar sot homologun e tij çek Marian Jurečka me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare, ku Panariti mësohet se gjatë takimit me delegacionin që e shoqëronte ka thënë se, ka marrë mbështetjen çeke për procesin e përafrimit të legjislacionit me BE dhe mundësi financimi për linjat e përpunimit të qumështit e fruta-perimeve.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka takuar sot homologun e tij çek Marian Jurečka me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare, ku Panariti mësohet se gjatë takimit me delegacionin që e shoqëronte ka thënë se, ka marrë mbështetjen çeke për procesin e përafrimit të legjislacionit me BE dhe mundësi financimi për linjat e përpunimit të qumështit e fruta-perimeve.
Panariti nënvizoi se, Çekia mund të mbështesë në përafrimin e legjislacionit shqipëtar me BE, falë eksperiencës së saj në plotësimin e kornizës ligjiore, përkatësisht në procesin e negocjimit të kapitujve 11 për zhvillimin rural dhe 12 për marrëveshjen fito-sanitare dhe veterinare. Në këtë kuadër, ministrat ranë dakord për organizimin e një ëork-shopi në Tiranë, në vjeshtë, ku ekspertët e dy ministrive të identifikojnë çështjet të cilat kërkojnë mbështetje dhe ekspertizën çeke.
Panariti siguroi homologun çek se eksportuesit shqiptarë kanë shprehur interes për të hyrë në tregun çek dhe tashmë janë disa kompani shqiptare, tëcilat eksportojnë fruta-perime. Për të nxitur këtë trend, ministri Panariti i kërkoi ministrit Jurečka, të gjejë një mundësi financimi nëpërmjet sistemit bankar çek ose nëpërmjet fondit të garancisë, të mbështesi kompaninë shqiptare në akizicionimin e linjave të prodhimit për përpunimin e fruta-perimeve, për industrinë e qumështit dhe të mishit. Ministri Jurečka premtoi se, do t’ia adresojë këtë çështje Bankës Tregëtare Çeke, për të gjetur instrumentat e duhura financiare për të kredituar investimet e kompanive shqiptare të cilat operojnë në sektorin bujqësor.
Gjatë takimit palët nënvizuan nevojën e rritjes së shkëmbimeve në fushën e kërkimit shkencor midis institucioneve të arsimit, mundësi e organizimit tëgrupeve të stundentëve, të vizitojnë të dyja vendet.
Pas takimit midis dy ministrave, Panariti dhe delegacioni që e shoqëron, vizituan një shoqatë bujqësore me cikël të mbyllur, e cila zhvillon aktivitetin e saj në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të ushqimit për kafshët, në kompaninë prodhuese të traktorave "Zetor", markë shumë e njohur në tregun shqiptar dhe në një fabrikë të prodhimit të birrës çeke.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20