Përqafimi që theu rrjetin, babai ribashkohet me vajzën e tij! Historia e trishtë e Ahmetit që humbi gjysmën e familjes nga tërmeti (VIDEO)

Përqafimi që theu rrjetin, babai ribashkohet me vajzën e tij! Historia e trishtë e Ahmetit që humbi gjysmën e familjes nga tërmeti (VIDEO)

vajza e vogel takon babain

Të gjitha janë prekur nga një video e bërë virale së fundmi ku transmetohet një ribashkim mes vazës së vogël dhe babait të saj. Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë bashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë.

“Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja nisi të dilte. Por e gjithë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet në një rrëfim për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën të mbijetonin. Ndonëse qëndroi 4 ditë nën rrënoja, Ahmet tha se kishte qenë vajza e tij ajo që i kishte dhënë shpresë për të jetuar.

“Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Ata të dy u dërguan në spital, ndërsa vajza më pas iu dorëzua organeve lokale. Kur humbi gjurmët e bijës, Ahmet ishte i bindur se do ta takonte vajzën, qoftë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Zbritën nga makinat dhe tërhoqën zvarrë 43-vjeçarin, çifti shqiptar dhunohet nga 3 burra në mes të rrugës në Athinë

Zbritën nga makinat dhe tërhoqën zvarrë 43-vjeçarin, çifti shqiptar dhunohet nga 3 burra në mes të rrugës në Athinë