Përrallë me tre ligje
Dukej sikur jeta jonë varej në tre ligjet. Sidomos mazhoranca të vinte një ankth: pa kaluar sa më shpejt reforma për Drejtësinë, Korrupsionin dhe Administratën Civile nuk do të merrnim dot frymë. Por edhe disa ndërkombëtarë. Dhe dukej sikur më të shqetësuar nga të gjithë shqiptarët për Drejtësinë dhe Korrupsionin ishin ata që e gjenerojnë më shumë: Pushtetarët.
Dukej sikur jeta jonë varej në tre ligjet. Sidomos mazhoranca të vinte një ankth: pa kaluar sa më shpejt reforma për Drejtësinë, Korrupsionin dhe Administratën Civile nuk do të merrnim dot frymë. Por edhe disa ndërkombëtarë. Dhe dukej sikur më të shqetësuar nga të gjithë shqiptarët për Drejtësinë dhe Korrupsionin ishin ata që e gjenerojnë më shumë: Pushtetarët. Vërtetë kaq të shqetësuar për integrimin ata që rregullat i shkelin në çdo pjesë e formë? Halli i tyre është gjetkë; thjeshtë e shpejt do ta shohim ku dhe përse.
Propaganda insistoi duke përdorur dhe zëra ndërkombëtarë se edhe Stefan Fyle do të vinte në Tiranë për 3 ligjet, por, që në të vërtetë rezultoi se nuk ishte kryesisht për atë qëllim.
Linja e Bashkimit Europian, përkoi këtë herë si jo më mirë me mesazhin e Shteteve të Bashkuara, dhënë vetëm pak ditë më parë përmes një editoriali të ambasadorit Aleksandër Arvizu: Shqetësimi dhe prioriteti kryesor mbetet zhvillimi i lirë dhe i ndershëm i zgjedhjeve.
Pse u krijua fantazma e tre ligjeve, që në të vërtetë është vetëm një që shqetëson pushtetin aktual: Reforma e Administratës. Miratimi me shpejtësi, nxitim dhe pa konsensus i kësaj reforme, do të thotë të mbeten përjetë në gjithë sistemin publik militantët e vendosur në këto vite pa asnjë kriter meritokracie, por vetëm në bazë të favoreve elektorale. Fenomeni i vendosjes së militantëve në çdo qelizë të Administratës Publike po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë këto muajt e fundit. Nuk po kursehet asnjë vend, që nga pastrues deri te poste më të larta teknicienësh, drejtorësh e më gjerë, duke i mbushur me ata që më pas, me miratimin e Statusit të Nepunësit Civil në kuadër të Reformës, do të ishte shumë e vështirë të zëvendësoheshin me personel administrate të kualifikuar.
Por mazhoranca ka nevojë të furnizohet me vota pikërisht nga kjo kategori nëpunësish dhe familjet e tyre. Ndërsa opozita, frikësohet të goditet tamam nga kjo. Edhe faktori ndërkombëtar duket se është ndërgjegjësuar, se nuk janë tre ligje që bëjnë diferencën mes nesh dhe Bashkimit Europian, por serioziteti dhe dëshira për të respektuar rregullat e një demokracie reale. Vota e ndershme dhe e drejtë, është embrioni që tregon se sa demokratë dhe europianë jemi bërë në të vërtetë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty
23 Dhjetor, 14:34
-
Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit
23 Dhjetor, 14:27
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO ndryshon vendimin, 2,8 vite burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj! Dënohen dhe 2 të tjerët
23 Dhjetor, 14:15
-
Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi akuzon Spiropalin: Keni 2 muaj që s’mblidhni Këshillin për mandatin e deputetit Vullnet Sina, po e mbroni me procedurë
23 Dhjetor, 14:15
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor, 13:58
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut
23 Dhjetor, 13:52
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari e anasjelltas
23 Dhjetor, 13:45
-
Debate te Konferenca/ Zhupa: Argumenti juaj s’qëndron, Kushtetuesja lejon Komisionet Hetimore! Bardhi: Në vjedhje e populizëm s’ju konkurrojmë dot
23 Dhjetor, 13:44
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve
23 Dhjetor, 13:37