PERRENJAS- Një 19-vjeçar nga Përrenjasi ka mbetur i plagosur, pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar.
 
Nga hetimet paraprake mësohet se, pas një konflikti për motive të dobëta pasditen e sotme, ka mbetur i plagosur 19-vjeçari me iniciale K.K.
 
I plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Domeniko Blloshmi, 19 vjeç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)