Përroi i Brrakës është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash. Report Tv sjell pamje nga Përroi i Brrakës në fshatin Rinas ku duket vendi i mbushur me mbeturina. Autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e mjedisit.

Report Tv ka denoncuar herë pas herë ndotjen e mjedisit, ku shpeshherë në lumenj depozitohen mbeturina, por pas denoncimeve nuk ka pasur asnjë reagim.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një nismë për pastrimin e Shqipëris, madje ka bashki që janë gjobitur pasi nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e mjedisit.