Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përgatitet për një dasmë përrallore me aktorin Callum Turner këtë verë, por ceremonia do të jetë shumë private, duke bërë që shumë nga miqtë e saj të famshëm të mos jenë të pranishëm.

Burime të afërta me çiftin tregojnë për “The Sun” se ata kanë vendosur datën, por duan që dita e tyre e madhe të jetë vetëm për më të afërmit.

Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson, Rose dhe Donatella Versace janë disa nga miqtë e saj, si edhe Charli XCX, në dasmën e së cilës Dua mori pjesë në Siçili vitin e kaluar.

Megjithatë, Dua mund të kthehet përsëri në Itali, me burime që zbulojnë se çifti ka vizituar prona atje dhe në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar, si destinacione të mundshme për ditën e tyre të madhe.

“Planet për dasmën e Dua dhe Callum janë në zhvillim të plotë, por gjithçka po mbahet sekret”, thonë burimet për “The Sun”.

Dua e bëri publike lidhjen me aktorin Callum Turner në fillim të vitit 2024, vetëm pak javë pas ndarjes nga regjisori francez Romain Gavras, i cili tashmë ka nisur një roamncë me  Emily Ratajkowski. Në dhjetor të atij viti, “The Sun” zbuloi ekskluzivisht se si Callum kishte bërë propozimin në gjunjë.

Duke konfirmuar lajmin për British Vogue verën e kaluar, Dua tha: “Po, jemi të fejuar.

“Është shumë emocionuese. Ky vendim për të mos u ndarë dhe për të ndarë një jetë së bashku, dhe thjesht, nuk e di, për të qenë shokë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë shumë e veçantë”, tha ajo asokohe.

Në një intervistë tjetër verën e kaluar, këngëtarja tha: “Jam më e lumtur se kurrë. Unë e dua dashurinë. Është një gjë e bukur. Një gjë shumë frymëzuese. Gjithmonë e gjen veten duke u dashuruar kaq fuqishëm në mënyrën më të bukur të mundshme. Ai lloj ndjeshmërie është i frikshëm, por ndihem kaq me fat që mund ta përjetoj.”

Edhe Callum tregoi vitin e kaluar se si ata u takuan në një festë ditëlindjeje të një shoku të përbashkët dhe lidhën miqësi duke zbuluar se po lexonin të njëjtin libër dhe më pas bisedat zgjatën më tej.