Perry firmos e qeshur divorcin

Perry firmos e qeshur divorcin
Këngëtarja Katy Perry ka nënshkruar divorcin nga ish-bashkëshorti i saj me një fytyrë tepër të qeshur, ndërsa Russell Brand ka rënë dakord të largohet prej saj pa pretenduar asgjë për milionat e këngëtares.
Sipas një raporti nga TMZ.com, çifti ka arritur të ketë një marrëveshje të mirë për divorcin për të cilin kanë firmosur të dy ish-partnerët.
Perry do të mbajë të gjitha paratë dhe asgjë s’do të humbasë nga divorci prej 28 milion paundve të saj.
Duket pak e çuditshme kjo që ka ndodhur pasi në kohën kur çifti lidhi kurorë nuk nënshkroi asnjë kontratë paramartesore dhe për pasojë, komiku britanik automatikisht kishte të drejtën e gjysmës së pasurisë së këngëtares.
Por Brand nuk e ka synuar në asnjë moment këtë gjë, përderisa ka hequr dorë menjëherë nga pasuria dhe nuk ka pretenduar të marrë asnjë kacidhe nga Katy Perry.
Sipas dokumentave të divorcit të depozituara në Gjykatën e Los Angeles, Perry tani do të jetë Katheryn Elizabeth Hudson sërish. Ajo do të mbajë kështu paratë dhe identitetin e saj, ndërsa pronat e përbashkëta të çiftit do të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri