Përse ia vlen të votojmë Tiranën e së nesërmes

Përse ia vlen të votojmë Tiranën e së nesërmes

Tirana

Tirana jonë është si një fëmijë që ështe rritur përpara syve tanë dhe nuk e kemi kuptuar ende mjaftueshëm se sa shumë është rritur! Në 103 vitet e shpalljes së saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana nuk ka fituar kurrë kaq njohje dhe vlerësime ndërkombëtare sa në 6 vitet e fundit.

Vërtet, a ia vlen ta votojmë kryeqytetin tonë të tetë viteve që kaluam, si kryeqyteti ynë i së nesërmes? A mund të jetë kjo përgjigje “sepse duke jetuar në të, ndihemi më mirë, më qytetarë, më të qetë” një arësye? Ndoshta. Sidoqoftë, duhet ta pranojmë se sot Tirana jonë është si një fëmijë që ështe rritur përpara syve tanë dhe nuk e kemi kuptuar ende mjaftueshëm se sa shumë është rritur. Ka vërtet kulla, si çdo qytet metropol në Evrope dhe botë, por ka edhe momente arratie dhe qetësie, shplodhjeje dhe intimiteti.

Tirana përmes njohjeve ndërkombëtare

Se sa është rritur një qytet, kuptohet nga njohjet ndërkombëtare, çmimet dhe cilësimet që ai merr nga organizma krejtësisht të pavarur dhe pa interes në garat e brendshme politike të atij qyteti.

Që nga vitit i largët 1920 i shpalljes si kryeqytet , në 103 vitet e ekzistencës së saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana nuk ka patur kurrë një periudhë kaq të mbushur me aktivitete dhe njohje ndërkombëtare, sa periudha 2015-2023. 

  • Tabela 1. Tirana e njohjeve ndërkombëtare
  • I.  20 qershor 2018: Çmimi Evropian për Hapësirën më të Mirë Publike Urbane të vitit 2018 (Transformimi i Sheshit Skënderbej)
  • II. 22 qershor 2018: Çmimi për Projektin më të Mirë të Rinovimit për vitin 2018 (Rinovimi i Pazarit të Ri),
  • III. 16 shtator 2018: Çmimi i Aksionit më Transformues për vitin 2018 (një ndër tre qytetet me transformimin pozitiv më të thellë në Evropë
  • IV. 21 nëndor 2019: Tirana shpallet Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, në Amiens, Francë.
  • V.  7 nëndor 2022: Tirana shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2023.
  • Organizatat që dhanë njohjet ndërkombëtare:
  • I. Klubi Kultura Bashkohore e Barcelonës
  • II. Organizata “Emerging Europe Awards” në Londër
  • III. Organizata “Qeveritë Lokale për Qëndrueshmërinë”, në Lisbonë
  • IV. Një juri nga Parlamenti Evropian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe nga Këshilli i Rinisë i Këshillit të Evropës.  

Më 20 qershor 2018, Tirana fitoi në Barcelonë çmimin e madh për Sheshin “Skënderbej”, i cili u përzgjodh nga një juri profesioniste ndërkombëtare, si hapësira më e mirë publike e urbane në Europë për vitin 2018, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim.

Pas vlerësimit që mori në Bienalen e Çikagos në vitin 2017, sheshi i ripërtërirë “Skënderbej” fitoi çmimin prestigjioz evropian për “Hapësirën Publike Urbane 2018”, i dhënë nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë). Tirana u përzgjodh mes 279 projekteve nga qytete të 32 vendeve evropiane. 

Tirana- Kryeqytet evropian i përhershëm i të rinjve!

Tirana është qyteti i 14-të evropian që fitoi cilësimin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022. Ky është një promovim vjetor që i jepet një qyteti europian me potencial të theksuar për të ndihmuar të rinjtë evropianë. Nuk është thjesht një trofe. Përgjatë një viti, qyteti fitues bëhet qendra e gjithë aktiviteteve rinore evropiane me domethënëse dhe merr një dukshmëri të jashtëzakonshëm në nivel kontinenti dhe përtej.

Gjatë vitit të kaluar, Tirana ishte më plot gojën Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkuptoi më shumë projekte, më shumë aktivitete, një promovim i jashtëzakonshem i Tiranës dhe Shqipërisë, dhe shumë mundësi për të rinjtë tanë për t’u organizuar dhe lidhur me gjithë rrjetet rinore europiane.

Njëlloj si në Përrallat “Një mijë e një netët” të folklorit të pasur arab të tregimeve fantastike, vitin e kaluar kryeqyteti ynë kaloi një vit ëndrrash dhe aktivitetesh gati magjike, në bukurinë dhe veçantinë e  tyre. Koncerte pas koncertesh, java kulture e arti italian, gjerman, britanik, spanjoll, francez, etj., ekspozita, përurime, vallëzime në ajër, mbrëmje muzikore, mbrëmje poetike, panaire, tubime, konferenca, seminare dhe takime pune. Një pafundësi aktivitetesh. Plot një mijë të tilla gjatë vitit 2022! Ose, me një mesatare tre aktivitete në një ditë. Që nga viti 2009 kur cilësim/çmimi “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” është dhënë, asnjë qytet apo kryeqytet tjetër evropian nuk ka arritur një numër të tillë aktivitetesh dhe eventesh për rininë.

Në sajë të punës së bashkisë së Tiranës, në kryeqytetin tonë erdhën gjatë vitit të kaluar me mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në këto një mijë e një aktivitete rinore. Erdhi Dua Lipa dhe Rita Ora dhe kënduan për ne.

Gati çdo natë në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej ose përballë me Galerinë Kombëtare të Arteve, pranë strukturës artistike të quajtur “Re-ja”, u zhvilluan spektakle nga grupe folklorike, grupe rinore, grupe xhazi, rroku, etj. Meloditë dhe ngjyrat e spektakleve sollën mesazhe shprese dhe optimizmi, duke përmirësuar jetën kulturore e gjendjen shpirtërore jo vetëm të të rinjve në Tiranë dhe në Shqipëri.

Tabela 2. Tirana e vitit 2022
1 mijë aktivitete brenda vitit 2022, më shumë se të 12 kryeqytetet evropiane të rinisë, të përzgjedhura që nga viti 2009!
1 mijë aktivitete për tetë tema:
1.       Rinia krijon ekonomi kreative dhe novative
2.       Rinia krijon kulturë
3.       Rinia zhvillon kapacitete
4.       Rinia aktive
5.       Rinia e diversitetit
6.       Rinia janë Europianët
7.       Rinia për Ekologjinë
8.       Rinia për Hapësirat Publike

Gjatë gjithë vitit të kaluar, në të 365 ditët, realisht Tirana u kthye në kryeqendrën e aktiviteteve artistike evropiane, me bazë nismat rinore. Por viti që sapo kaloi nuk ishte thjesht vit feste dhe spektaklesh. U ngjizën projekte nga dhe për të rinjtë, që po vazhdojnë përtej 2022-it. U vendosën marrëdhënie të përhershme bashkëpunimi. Të rinjtë shqiptarë fituan besim në aftësitë e tyre, duke filluar nga nxitja e punësimit rinor, nga ekonomia dhe inovacioni, nga pjesëmarrja e të rinjve në sipërmarrjen private dhe në vendimmarrjen publike, nga ngritja e kapaciteteve, respektimi i të drejtave të njeriut, shëndeti mendor dhe fizik, sporti, kultura, etj.

Fuqizimi i të rinjve është përparësi absolute e Bashkimit Evropian dhe bashkia e Tiranës ndihmoi gjatë gjithë vitit të kaluar që vendi të integrohej më mirë dhe më fort me familjen e madhe evropiane, pikërisht me kordonin ombelikal më të fuqishëm dhe të projektuar drejt së ardhmes: të rinjtë.

 Me 5 mijë të rinj që do të trajnohen çdo vit tek Qendra e Inovacionit dhe TI më e madhja në Ballkan ti ish-Piramida, Tirana kthehet në kryeqytet të përhershëm evropian të rinisë

Asnjëherë në historinë mbi katërqindvjeçare të saj, që nga themelimi në vitin e largët 1614, Tirana nuk ka arritur të jetë kryeqytet evropian i rinisë apo sporteve, sikurse e ka arritur në këto dy vitet e fundit. Prandaj, ia vlen të ndihemi krenarë për kryeqytetin tonë.

Ai nuk është i përsosur, as edhe i tejbukur, megjithë tërheqjet e jashtëzakonshme që ka. Por ia ka dalë të jetë dinamik, me rritje të shpejtë dhe me të ardhme të sigurt. Prandaj dhe nesër ia vlen ta hedhim vendimin tonë për kryeqytetin tek Tirana e së nesërmes

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?