Përse këmbëngul që
duhet dëgjuar Olen Çesari

Përse këmbëngul që<br />duhet dëgjuar Olen Çesari
Kush lexon rubrikën time në vite, e di pasionin që kam për artin e veçanërisht për disa artistë bashkëkohorë. Nuk janë shumë, por për ta nuk do të lodhem kurrë të them e të shkruaj se duhen ndjekur: Mbi të gjithë sopranoja Ermonela Jaho, balerini Eris Nezha me partneren e tij Petra Conti, violinisti Tedi Papavrami dhe gjeniu tjetër në violinë Olen Çesari.

Në botë, edhe në Shqipërinë tonë të vogël, kurdoherë ka artistë, ka shumë që hidhen në të bukurën plot pasion e profesionalizëm, por shumë pak prej tyre kapërcejnë dhe shkrijnë kufijtë duke bërë art Universal, atë që shpërthen jo vetëm nga skena, galeritë, spektaklet, ekranet, sheshet, stadiumet, por edhe brenda nesh. Arti i tyre është art mbi art që hyn në zemër e ndryshon diçka përgjithmonë: na përmirëson, na ngre në një nivel sipëror.

Mijëra luajnë në violinë, por tingulli që nxjerr nga violina e tij transparente Olen Cesari është përtej muzikës, përtej artit. I madhi Lucio Dalla e kishte kuptuar këtë. Duhet gjithnjë një Maestro të kuptojë gjenialitetin e nxënësit të tij. Muzika që Oleni arrin të nxjerrë nga violina është aq fine, aq e hollë e depërtuese saqë gjen rrugën për të hyrë në hapsirat misterioze që janë brenda nesh e që jemi mësuar t’i quajmë shpirt.

Për dy orë Olen Çesari, bashkë me të tijën International Clandestine Orchestra, ngriti peshë zemrat e sallës së tejmbushur të Pallatit të Kongreseve me një risi surprizë: artisten napoletane Lavinia Mancusi, një eksploziv pasioni folklori italian dhe arbëresh. Me fat, kush i pa.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë