Përse Obama ha një darkë për vetëm 6 dollarë

Përse Obama ha një darkë për vetëm 6 dollarë
Kur presidenti amerikan Barak Obama ulet dhe ha një darkë në Hanoi në Vietnam vetëm për 6 dollarë, në një lokal të vogël, por të pastër e me kuzhinë të mirë, nuk e bën për “tangërllëk”, dhe as se nuk ka të paguajë. Bashkëshortja e tij, por dhe Presidenti, në gjithë kohën e drejtimit të Shtëpisë së Bardhë kanë dhënë sinjale, shembuj për një jetë dhe një ushqim korrekt, bio, të thjeshtë dhe jo të shtrenjtë. Kur Michel Obama mbolli perime në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, nuk ishte se s’kishte kush i sillte produkte bio, por dha një shembull të mirë, një sinjal që njerëzit duhet të zgjohen e të reagojnë ndaj një “mirëqënie” false që po dëmton rëndë shëndetin.

Për herë të parë në Tiranë, në një konferencë të organizuar në mjediset e Mjeksisë, përfaqësuesi i CIHEAM, Roberto Capone, ekspert i dietës mesdhetare përfundoi fjalimin e tij për një ushqim korrekt duke thënë:”Mund t’ju duket paradoksale, por nuk duhet të kemi turp të hamë si të varfër, si dikur”. Pra bukë të zezë, vaj ulliri, bizele, fasule apo bathë, pak mish (një herë në javë) vezë dhe peshk. Shumë pak ëmbëlsira, edhe më pak yndyrna shtazore e kështu me radhë. Studentët e mjeksisë qeshën e u sikletosën. Asnjëri nuk do të pëlqente të rikthehej në atë që hanim kur ishim më të varfër.

Por gjërat duhet të ndryshojnë. Nuk e di kush duhet ta fillojë i pari, nuk e di kush duhet të nisë të japë sinjalet e një jete më të thjeshtë, por në këtë rrugë duhet të futemi edhe ne, pa komplekse. Deri më sot shohim vetëm shembuj të pasurisht, të fortësh, shumica edhe mbipeshë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET