Në takimin me të rinjtë në Shkodër, Lulzim Basha u pyet se përse u rikthye në politikë aktive pas më shumë se një viti mungesë. Basha tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe këtë veprim e bëri me qëllim që të kishte reflektim nga Sali Berishë, që e quan shkaktarin e përçarjes së PD-së. Basha tha se nga ana e Berishës nuk pati asnjë reflektim dhe këtë e provon më së miri humbja e 14 majit.
“Nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë në një situatë të veçantë. Situata ka qenë kur brenda familjes nisi një luftë e padrejtë për interesa personale por që dëmtonte. Në momentin e kësaj situate, ajo që kam bërë është kam marrë vendimin për t’u tërhequr që kjo luftë të mos vazhdonte dhe t’i jepja shans një pajtimit brenda radhëve tona, sepse do përfitonte kundërshtari ynë. Ata që humbin ishin jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshi. Ca ndodhi? Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pas një fije shpresë për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, skam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore, sprova është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha sfidon Berishën në Shkodër: Ai s’reflektoi, 14 maji është prova! Mban peng opozitën për interesa personale! Thirrje të rinjve për protesta
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3629
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
10 Janar, 11:08
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55