SHKODËR- Tashmë s’ka asnjë dyshim, Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, por ditën e sotme mesazhi i tij ishte edhe më i fortë. Ish-kreu i demokratëve, sfidoi Sali Berishën duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër, bastionin e së djathtës, ku Sali Berisha pësoi humbjen më të madhe në histori në zgjedhjet e 14 majit. Sa i takon fitores së socialistëve në Shkodër, Basha tha se ky është qyteti që nuk kurrë nuk u ul para arrogancës së pushtetit.

“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe  as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon. Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë  e ndjeva dhe se kam subjektive, ky lëndim është më i madh”, tha Basha.

Ish-kryedemokrati Basha iu përgjigj pyetjeve të të rinjve, e padyshim s’mund t’i shmangej pyetjes së momentit, përse u rikthye pas një mungese 1-vjeçare. Përgjigja e Bashës u gjet brenda veprimeve të Sali Berishës në këtë luftë 2-vjeçare për drejtimin e Partisë Demokratike. Basha tha se u larguar pasi ishte i detyruar për shkak të situatës që ndodheshin, por pas ikjes së tij Berisha nuk reflektoi. E provë për këtë, Basha sjell rezultatin drastik të opozitës më 14 maj, për të cilin Berisha e Meta nuk mbajtën asnjë lloj përgjegjësie.

“Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia”, tha Basha.

I pyetur se çfarë do bënte ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Lulzim Basha tha se është penduar që i dha kohës atij që të reflektonte pas shpalljes non grata. Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së, vendimi i cili u mor në shtator të 2021 dhe solli edhe përçarjen e partisë.

“S’do kisha humb kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë”, vijoi ai.

Siç e çuan ai, përbaltjen që Berisha i ka bërë gjatë kësaj kohe, ka zgjedhur që të mos ia kthejë në të njëjtën mënyrë pasi një gjë e tillë vetëm do ta thellonte më tej ndarjen mes demokratëve. Basha tha se baltosjen nga Berisha e sponsorizon Rama, ndërsa tha se Berisha po e mban peng opozitën për interesa personale.

“Më pyesin shpesh: Pse nuk i je përveshur siç të është përveshur. E para sepse, kush do përfitonte nga kjo. Dua t’iu heq çdo dilemë. Nuk kam heshtur se s’kam çfarë them për sulmet etj. Kam heshtur se kam qenë i vetëdijshëm që hidh baltë njëri dhe tjetri kjo do të thellonte ndarjet mes demokratëve”, u shpreh Basha.

Basha tha se politika duhet të çlirohet nga elita e vjetër, ndërsa tha se duhet të përfshihen më shumë të rinjtë. Nga Shkodra ai bëri thirrje për protesta duke thënë se është e vetmja për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
I riu ‘masakron’ Berishën në takimin me Bashën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja! Në Shkodër e mundi Luiz Ejlli

 

Në takimin me të rinjtë në Shkodër, Basha u ndesh edhe me mbështetës të cilët jo vetëm që nuk e donin Berishën, por e kritikonin nga ana politike. Një i ri nga Malësia e Madhe e ka cilësuar absurde të flitet ende për të në politikë, madje sipas tij humbja në Shkodër është e ulët.

“Më duket absurde të flasësh për Berishën. Kur se do vendi i vetë Tropoja... Ka fituar Shkdorën gjithmonë dhe s’ka bërë asgjë. Benet Beci fitoi me Luiz Ejllin që më duket një lojtar servil, njëherë përmendi Berishën pastaj Benetin i bie të jetë një lojë shah mat. Vazhdo mos u tërhiq edhe suksese.”- tha i riu.  

Ora 19:14
Çfarë do kishte bërë ndryshe në luftën brenda PD-së? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall non grata ta kisha larguar nga grupi parlamentar

 

I pyetur se çfarë do bëntë ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Lulzim Basha nga takimi në Shkodër tha se është penduar që i dha kohës Berishës që të reflektonte. Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA.

“S’do kisha humb kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thoja i njëjti standard, siç duhej të thoja. U ulëm dhe i thash nuk mundet që k problem të marrë me vete PD, dhe reagimi i tij ishte që s’do marr PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dh eja ku jemi, përtej harku kohor. Në shtator vendimi do ishte ai, ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, nuk mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin. S’mund të vijë në pushtet pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe,. Interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha Basha.

Ora 19:04
Pse s’u përgjigjesh akuzave të Berishës? Basha në Shkodër: Do thellonte ndarjen e PD-së! Unë mora vendimin që ai se mori vetë, koha vërtetoi gjithçka

 

Përpos se është kthyer në skenën politike, duket se ish kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur momentin e duhur për të dhënë përgjigjen e sulmeve të Berishës. Dhe për këtë, zgjodhi Shkodrën.

Basha u shpreh se ai ishte i detyruar të merrte vendimin që solli pastaj përçarjen brenda PD-së. Kryedemokrati u shpreh se për shkak të Non Gratës së Berishës, ai u detyrua të merrte këtë përgjegjësi për të, pasi ky i fundit refuzoi ta merrte dhe refuzoi të reflektonte. Sipas Bashës, nëse ai do t’i kthehej Berishës me të njëjtën gjuhë, nuk do sillte asnjë dobi në PD përveçse përçarjes.

“Më pyesin shpesh: Pse nuk i je përveshur siç të është përveshur. E para sepse, kush do përfitonte nga kjo. Dua t’iu heq çdo dilemë. Nuk kam heshtur se s’kam çfarë them për sulmet etj. Kam heshtur se kam qenë i vetëdijshëm që hidh baltë njëri dhe tjetri kjo do të thellonte ndarjet mes demokratëve. Koha dhe e vërteta janë të lidhura me njëra-tjetrën. Koha e ka nxjerrë të vërtetën për të. Se kam pasur fare të lehtë të hesht. Por e dyta, se me këtë kulturë politike kemi vite. Njerëzit janë të neveritur nga kjo gjuhë politike. Sulmet, shpifjet dhe denigrime që i kam dëgjuar nga Rama tani i dëgjoj nga goja e dikujt që e kam pasur për 9 vite krah. Papritur filloi të riciklonte të njëjtat kundër meje. Pse? Sepse më 9 shtator unë duhet të merrja një vendim të vështirë por të domosdoshëm. Ai vendim na kanë ndarë. Ky vendim bazohet nga një vendim kokëfortë. Kjo është sprova e lidershipit. Sepse lider mbetet lider edhe kur s’është më. Apo edhe nëse beson që ajo gjëja është e padrejtë. Ky vendim nuk u mor në emrin tuaj, në emër të demokratëve. Kjo na kanë ndarë pastaj pjesa tjetër është pasojë. T’i shkoja nga mbrapa fushatës së baltës këtë se bëj dhe nuk e kam bërë. Kjo është kultura e mbrapshtë, merren me njerëzit dhe jo çështjet.”- tha Basha.

Ora 19:01
Basha me të rinjtë, bën thirrje për protesta: Pa mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë

 

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që zhvilloi në Shkodër tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes.

“Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë. Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën të kërkojnë votën këtu për dëshirat, ëndrrat dhe nevojat tuaja? Asgjë! Sepse janë të vjetër. Se u bë kohë që po merren vetëm me veten e tyre dhe me njëri tjetrin. Unë kam një plan si mund të përballem me këtë nga pikëpamja politike. Se nga pikëpamja njerëzore e thashë. Por nga pikëpamja politike, gjëja e parë që duhet të konstatojmë është se rinia është e mërzitur dhe nuk merr pjesë në votime. Rinia duhet të marrë pjesë në procesin politik”, tha Basha.

Ora 18:54
Përse u riktheve? Basha në Shkodër: Berisha nuk reflektoi, 14 maji është prova

 

Në takimin me të rinjtë në Shkodër, Lulzim Basha u pyet se përse u rikthye në politikë aktive pas më shumë se një viti mungesë. Basha tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe këtë veprim e bëri me qëllim që të kishte reflektim nga Sali Berishë, që e quan shkaktarin e përçarjes së PD-së. Basha tha se nga ana  e Berishës nuk pati asnjë reflektim dhe këtë e provon më së miri humbja e 14 majit.

“Nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë në një situatë të veçantë. Situata ka qenë kur brenda familjes nisi një luftë e padrejtë për interesa personale por që dëmtonte. Në momentin e kësaj situate, ajo që kam bërë është kam marrë vendimin për t’u tërhequr që kjo luftë të mos vazhdonte dhe t’i jepja shans një pajtimit brenda radhëve tona, sepse do përfitonte kundërshtari ynë. Ata që humbin ishin jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshi. Ca ndodhi? Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pas një fije shpresë për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, skam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore, sprova është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia”, tha Basha.