Përsëri dhunë në futboll, lojtarët 
e Domosdovës godasin arbitrin

Përsëri dhunë në futboll, lojtarët <br />e Domosdovës godasin arbitrin
Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. 

Ndeshja Tepelena-Demosdova, e vlefshme për kategorinë e tretë të kampionatit shqiptar të futbollit, është ndërprerë.

Shkak është bërë dhunimi i arbitrit të ndeshjes nga lojtarët miq, pasi ai kishte akorduar një penallti të favor të vendasve. 

Vendimi i kryesorit nuk është pritur mirë nga lojtarët nga Prrenjasi, të cilët kanë kërkuar shpjegime. Pas debateve, ata kanë goditur me grushte arbitrin, çka ka bërë që ai të ndërpresë ndeshjen.

Do të jetë Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së që do të vendosë jo vetëm për fatin e këtij takimi, ku më e mundshmja është fitorja e Tepelenës në tavolinë 3:0, por edhe atë të lojtarëve të Domosdovës të cilët do të përballen me penalitete jo të lehta.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)