Edhe pse policia vendos gjoba çdo ditë ndaj drejtuesve të automjeteve, sërisht kemi aksidente dhe shoferë që kanë përsëritur të njëjtat shkelje në rrugë dhe janë gjobitur sërisht.
Për ekspertin e Sigurisë Rugore, Islam Qibini, në një lidhje skype ditën e sotme në emisionin Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se kjo ndodh pasi sidomos shoferët e rinj s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit rrugor.
‘Problemi më i madh është se edhe pse janë marr masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, kemi një numër të lartë të aksidenteve jo vetëm që kanë pasur dëme materiale, por ka pasur edhe me pasoja për jetën se qytetarëve. Kemi masa për shpejtësi të lartë, parakalime të gabuara, mosmbajtje krahu, për mosrespektim të semaforëve dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit. Shoferët e rinj s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit rrugor. Masat administrative janë për të edukuar drejtuesit’, tha ai.
Ai tha se për shoferët që tejkalojnë shpejtësinë ti pezullohet patenta dhe jo vetëm ti vendoset gjobë.
‘Me ndryshimet e reja nuk kemi pezullim të lejes së drejtimit, shoferi paguan gjobën dhe si pezullohet leja e drejtimit. Duhet që kjo dispozitë për kufizimet e shpejtësisë dhe tejkalimin mbi normat e lejuara të shihet nga Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve që ata drejtues mjetesh që janë problematik sa i përket shpejtësisë duhet që të ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit’, tha ai.
Qibini u ndal edhe tek për qindja e alkolit për drejtuesit e mjetit për të cilën tha se duhet të jetë nga 0.2 deri në 0.5.
‘Nëse përqindja e alkolit është mbi 0.5 për qind është vepër penale dhe shoferi duhet që të ndëshkohet. Unë mendoj se pragu për alkolin duhet që të rritet në 0.2 deri në 0.5. Po ashtu, duhet që të bëhet edhe test psikologjik për të parë nëse është në gjendje për të drejtuar mjetin ose jo një drejtues mjeti. Ka pasur tentativë për ta futur në legjislacion këtë gjë, por s’është miratuar ende’, tha ai.
E more islam qibini sa ke vjedhur duke manipuluar aktet e ekspertimit te aksidenteve,aq i pangopur je sa ste del nje jete per te vjedhur dhe mesove dhe cunin tend besmir qibinin te vazhdonte rrugen e vjedhjes ,dhe nuk ju ndate qarkullimit rrugor si vampira.
Përgjigju