Përsëritet historia/ Babait të tij iu sekuestruan 49 kg kokainë, kush është Arbër Cekaj i dënuar me 14 vite burg! Trafikoi 613 kg kokainë fshehur në banane
Redaksia1 Prill 2021, 09:10 | Përditesimi: 1 Prill 2021, 10:45
Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt është arrestuar sot ndërsa janë sekuestruar 49 kg kokainë në një konteiner me banane në Portin e Durrësit, që ishte e firmës së tij. Kjo është një histori e përsëritur në këtë familje. U bënë rreth 3 vite kur nga operacioni "bora e fundit" janë sekuestruar 613 kg kokainë të kapur në magazinat kompanisë së bananeve 'Arbri Garden' në Maminas, me pronar Arbër Çekajn, ndërsa ky i fundit ra në pranga. Ndërkaq edhe Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg. Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 27 shkurt 2018 kur ndodhi operacioni? ReportTv më herët ka siguruar pamjet filmike të cilat tregojnë lëvizjet në aksin Vorë-Maminas dhe magazinat e Arbër Garden teksa ora shënon 23:43 e mbrëmjes së 27 shkurt.