TIRANË- Një tjetër rast i ngjashëm me atë të Rozeta Dobit është regjistruar në Tiranë, ku një tjetër pastruese është arrestuar pasi ka vjedhur shuma parash në shtëpinë ku kishte punuar. Bëhet fjalë për Elida Kodrën, banuese në Tiranë, e cila ka vjedhur rreth 2000 euro në shtëpinë e Z. E., në rrugën "Vaso Pasha". Report Tv mëson se vetëm gjatë javës së fundit, Kodra ka vjedhur 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. Në total, iu gjetën në çantë 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj të vjedhura. 

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush është pronari me iniciale Z.E., ku Kodra kishte punuar, por gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin pasi ka dyshuar se lekët ia kishte marrë pastruesja. Prandaj në bashkëpunim me policinë, e ka futur në grackë Kodrën. Ai e ka thirrur sikur e kishte kërkuar që të pastronte, dhe i kishte lënë disa para, të cilat Kodra i kishte vjedhur. Pasi e kapën zbuluar, kishte pranuar edhe rastin e parë që kishte vjedhur.

Dinamika e ngjarjes, si vërtetuan policët që pastruesja ishte hajdute: (SKEMA)

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar sesi e çifti i të moshuarve dhe policia kishin futur në grackë, pastruesen Elida Kodra. Denoncimi nga ana e çiftit erdhi tri ditë më parë, të bindur se pastruesja ishte hajdutja. Atëherë çifti i të moshurave dhe policia e futën në kurth Elidën duke e provokuar me një sasi të konsiderueshme parash që i kishin lënë në një vend të dukshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, pastruesja ishte në monitorim. Nuk ka mjaftuar shumë kohë që Elida të joshej nga shuma e parave dhe t’i vidhte, siç kishte bërë edhe me vjedhjen e mbi 4 mijë e 500 eurove të tjera. Gruaja është pikasur teksa i ka futur në çantë e më pas nën presionin e bluve, pastruesja ka pranuar edhe vjedhjen e mbi 2 mijë e 500 eurove të tjera.

Hetimet pritet të zbardhin të tjera detaje, nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar vjedhjeje, apo si ai i Rozeta Dobit, ku prej saj u zbulua se një zyrtare, siç ishte Alda Klosi ish shefe kabineti e ish-ministrit Arben Ahmetajt, mbante mijëra euro në shtëpi të pa deklaruara. Alda Klosi u arrestua ditën e djeshme pas një dëshmie të re të Rozeta Dobit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Vodhi 2000 euro në shtëpinë ku punonte, zbardhet skema e pastrueses tjetër hajdute në Tiranë, u 'josh' me një sasi parash! Monitorohej nga policët dhe pronarët

1675519873_1675515737gh.jpg

Është zbardhur skema se si pastruesja Elida Kodra u prangos nga policia në lidhje me vjedhjen e më shumë se 2 mijë eurove në banesën e një çifti të moshuarish. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema thotë se denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja. Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët. Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.