Arrestohet Alda Klosi! Pastruesja 'e penduar' e drejtësisë: Edhe 400 mijë eurot i mora në shtëpinë e saj! Paratë i vinin me çanta, s'e di nga kush! Pritet ballafaqim mes të dyjave

TIRANË- Rozeta Dobi ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësisë, duke pranuar për herë të parë se edhe 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit të shtëpisë së saj, i përkasin zyrtares Alda Klosi, ish shefe kabineti e ish-ministrit Arben Ahmetajt. Kjo dëshmi e saj, ka bërë që Policia e Tiranës t’i vërë pranga zyrtares Alda Klosi mbrëmjen e së premtes, ndaj së cilës rëndojnë 3  akuza, ajo e ”pastrimit të parave”, “mosdeklarimi i pasurisë” dhe deklarim i rremë para policisë”. Dëshmia e pastrueses, ka tjetërsuar të gjithë historinë që ishte raportuar deri më tani, ku nga grabitje siç u fol më herët, tani më bëhet fjalë për një inskenim të ngjarjes.

Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin ish-bashkëshortin, me të cilin pas ndarjes kishte pasur konflikte. Rozeta thotë se me Alda Klosin kishin një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën, që kishte filluar që nga koha kur ajo kishte nisur që të punonte në shtëpinë e saj. E pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore, sipas Rozetës, Alda i ka thënë që të marrë mijëra eurot nga kasaforta, t’i fshihte në shtëpinë e saj dhe të gjithën ta inskenonte si grabitje. 

Ajo që është më e fortë në dëshminë e pastrueses, është fakti që sipas Rozeta Dobit, në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi vinin para me çanta gjatë gjithë kohës, por është shprehur se nuk e njeh personin që i sillte ato. 

“Kam vendosur të bashkëpunoj me policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shtetit. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku. Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër. Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar. Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve. Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi te apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para. Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për t’i sistemuar më vonë.
Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e kërcënonte”, ka deklaruar Rozeta Dobi. 

Sipas dëshmisë së pastrueses, problemet me Alda Klosin nisën për faktin se djalin i saj, Havieri kishte nisur të shpenzonte shumë para.

“Më vonë filluan problemet me Alda Klosin, sepse djali im kishte filluar të bënte shpenzime”, mësohet të ketë thënë Rozeta.

Me dëshminë e saj ajo ka implikuar jo vetëm zyrtaren Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë që duket se mbajnë shuma të mëdha parash në shtëpi, të padeklaruara. Ajo i ka zbuluar këto emra të zyrtarëve se ku ka punuar, por që nuk janë bërë të ditura për shkak të sekretit hetimor. Rozeta mësohet të ketë thënë se ka vjedhur para edhe nga shtëpitë e tyre.

“Kam pastruar 8 shtëpi me shumë të mëdha parash”, ka deklaruar Rozeta Dobi.

Nga ana tjetër, siç raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema, Alda Klosi në dëshminë e saj pak pas arrestimit, Alda Klosi ka mohuar që të ketë pasur marrëdhënie shoqërore me pastrueses e saj, Rozeta Dobi.

Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë. Kjo sepse ka dyshime se Rozeta Dobi mund të ketë dalë në këtë alibi për t’ia hedhur fajin zyrtares, për të shpëtuar pozitat e djalit të saj, Havier, edhe ky i fundit i arrestuar. Ashtu sikurse me rezerva merret edhe dëshmia e zyrtares, e cila i qëndron deklaratë së saj se është “e pafajshme”, dhe se "paratë ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer" .

Në vijim pritet të ketë një ballafaqim të të dyjave, në përpjekje të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik, janë vënë në pranga Rozeta dhe Havier Dobi (nënë e bir), të arrestuar në janar 2023, si edhe zyrtarja Alda Klosi, së cilës iu vunë prangat një ditë më parë. Pasi ka dhënë dëshminë para hetuesve është transferuar sërish në burgun 325, ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar.

Mbetet për t’u parë nëse çështja do të mbetet në Prokurorinë e Tiranës, apo do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), meqenëse Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë. Deri më tani Prokuroria e Tiranës, thotë për Report Tv se hetimi është kompetencë e tyre.

Çfarë kishte marrë nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit: 
7 Janar
Në njoftimin e parë të bërë nga policia datë 7 janar, thuhet se Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj kanë vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së nënë e bir, janë gjetur 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura.

8 Janar
Në vijim të këtij operacioni, në 8 janar, policia bëri një njoftim të dytë ky deklaroi se në shtëpinë e Rozeta Dobit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Në njoftim nuk specifikohet se këto para i përkasin Alda Klosit, por ka qenë dëshmia e pastrueses e cila ka konfirmuar se i ka marrë te shtëpia e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Prokuroria e Tiranës jep njoftimin për arrestimin e Alda Klosit: Vijojmë hetimet për çdo person të përfshirë

1675511923_6400alda1673267643.jpg

Prokuroria e Tiranës jep detaje për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi mbrëmjen e së premtes 3 shkurt, teksa deklaron se hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim. Ato bëjnë me dije se “Vijojnë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë çdo person të përfshirë”. 

"Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9220 viti 2022 për veprën penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” parashikuar nga neni 287 i K. Penal, në ngarkim të shtetasve R. D., dhe H. D.

Procedim penal i mësipër,m është regjistruar pasi më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", është vjedhur banesa e shtetases A.K. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga organi i prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është krijuar bindja e bazuar në prova se autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale janë shtetasit R. D. dhe H. D., ndaj të cilëve me kërkesë te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendos masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases A.K., e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.

Me urdhrin e datës 03.02.2023, është regjistruar në regjistrin e veprave penale, emri i shtetases A. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë  kriminale” dhe “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal.

Hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim, duke garantuar se Prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe vënien përpara përgjegjësisë te çdo personi të përfshirë në të", thuhet në njoftim. 

Ora 10:38
Prokuroria e Tiranës për Report Tv: Hetimi për zyrtaren Alda Klosi, deri tani kompetencë e jona! Pastruesja ka treguar rrethana të reja që do thellojmë kërkimet

1675503549_prokuroria15588.jpg

Prokuroria e Tiranës thotë se hetimi ndaj Alda Klosit deri më tani është kompetencë e tyre, dhe nëse do të dalin detaje të tjera që rëndojnë pozitën e zyrtares, do ia kalojnë SPAK. Në reagimin e bërë për Report Tv të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se Rozeta Dobi ka treguar rrethana që do të vazhdojnë thellimin e hetimit.

“Nëse do rezultojë nga hetimi që është kompetencë e SPAK do i çojmë. Deri më tani, është kompetencë e jona me aq sa ka hetimit. Ka treguar rrethana që do të vazhdojmë të thellojmë hetimin”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Tiranës për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi.

Ora 10:27
Për kë e ka fjalën? Dëshmia e pastrueses: Kam pastruar 8 banesa të zyrtarëve të mbushura me para

1675502912_rozeta.jpg

Rozeta Dobit, ka nisur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe dëshmia e saj duket se ka implikuar jo vetëm Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë, që duket se në shtëpinë e tyre mbajnë shuma të mëdha parash, të pa deklaruara.

Në dëshminë e saj para grupit hetimor që ka zgjatur për orë të tëra, Rozeta Dobi ka deklaruar se ka punuar edhe në 8 shtëpi të zyrtarëve, ku ka parë shumë të mëdha parash. Ajo i ka zbuluar këto emra të zyrtarëve se ku ka punuar, por që nuk janë bërë të ditura për shkak të sekretit hetimor. 

“Kam pastruar 8 shtëpi me shumë të mëdha parash”, ka deklaruar Rozeta Dobi.

Deri më tani nuk dihet se kush janë këto zyrtarë, për të cilën flet Rozeta Dobi.

Ora 10:08
Pastruesja: Paratë i vinin nga persona të ndryshëm! I mbante në çanta dhe kuti! Gjeta të mbuluara me batanije tufa me lekë dhe euro

1675501795_Screenshot2.jpg

Dëshmia e Rozeta Dobit, duket se ka hedhur dritë edhe mbi pronarët e 400 mijë eurove që iu gjetën pastrueses së shtëpinë e saj, në tubin e aspiratorit. Ka dyshimet të forta se edhe këto 400 mijë euro i përkasin zyrtares Alda Klosi.

“Paratë vinin nga persona të ndryshëm. Ajo i vendoste në çanta dhe kuti. Unë pastroja dhe largohesha për në shtëpinë time”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Ora 10:05
Zbardhen 3 akuzat që rëndojnë ndaj zyrtares Alda Klosi, rrezikon deri në 10 vite burg

1675501605_Screenshot1.jpg

Report Tv ka mësuar se zyrtarja Alda Klosi akuzohet për 3 vepra penale, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.  

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 09:03
Alda Klosi: S'kam bashkëpunuar me Rozeta Dobin për të inskenuar grabitjen e 120 mijë eurove! Burime: Pastruesja dyshohet se do të shpëtojë të birin

1673256965_Screenshot5.jpg

Dëshminë e Rozeta Dobit se ka bashkëpunuar me Alda Klosin për të inskenuar grabitjen e 120 mijë eurove në shtëpi, e hedh poshtë zyrtarja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se forcat blu po hetojnë lidhur me të dyja dëshmitë.

Alda Klosi ka mohuar që të jetë bashkëpunëtore. Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë, edhe të Rozeta Dobit pasi mund të jetë për të shpëtuar të birin, por edhe dëshmia e Alda Klosit që nuk ka pasur bashkëpunim dhe nuk ka pasur faj merret me rezerva”, thonë burime për Report Tv.

Ora 08:50
I mori 120 mijë në shtëpi, Rozeta Dobi: Më tha Alda të inskenoja grabitjen, donte të bënte burrin përgjegjës! Në banesë vinin para gjithë kohës

1675493496_frsfsf.jpg

Pastruesja Rozeta Dobi që akuzohet për vjedhjen e 120 mijë euro ka dëshmuar se gjithçka e ka realizuar me zyrtaren Alda Klosi, e cila u arrestua mbrëmjen e shkuar. Report Tv mëson se qëllimi i Klosit ishte të bënte përgjegjës bashkëshortin me të cilin kishte probleme së fundmi, ndaj bashkëpunoi me pastruesen.

“Nuk ishte në banesë kur mora lekët, e inskenova vendin e ngjarjes pasi Alda më tha vetë, më tha merri paratë sepse kohët e fundit kishte probleme me burrin dhe donte ta bënte përgjegjës, në banesë vinin para gjithë kohës”, mësohet se ka thënë pastruesja.

Ora 08:12
Pse Alda Klosi u arrestua tani? Pastruesja Rozeta Dobi pranoi 'ofertën’ e grupit hetimor

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se ajo që çoi në arrestimin e zyrtares Alda Klosi ka qenë pikërisht dëshmia më e fundit e pastrueses, Rozeta Dobi. Kjo e fundit duket se ka pranuar “ofertën” e grupit hetimor për të lehtësuar pozitën e saj dhe të djalit, Havier dhe ka dëshmua r gjithçka ka ditur lidhur me paratë e marra në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi. Për pasojë, pas dëshmisë sa saj, e cila ndër të tjera ka deklaruar se në shtëpinë e zyrtares “ka parë shumë para në kuti”, ka bërë që policia e Tiranës t’i vërë prangat zyrtares.

Ora 07:50
Zbardhet dëshmia e pastrueses së ish-zyrtares Alda Klosi: Kam parë shumë para nëpër kuti, m’i la t’i fshihja

1675493496_frsfsf.jpg

Mediat kanë zbardhur dëshminë e Rozeta Dobit, e cila mësohet se zyrtarja Alda Klosi ia kishte dhënë paratë t’i fshihte. 49-vjeçarja ka rrëfyer para hetuesve duke thënë se ka parë shumë para gjatë kohës kur punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.

“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • The traitors: 05/02/2023 08:08

    Patate e Ahmetajt. Tani ky Miu mban profil te ulet që kur I tha largohu nga ministria. Hajdut ordiner që kete hajduten e ka pasur shefe kabineti ne cdo ministri ku ka punuar. Me siguri keto parate jane vetem pare xhepi, imagjinoni transfertat që kane bere jashte keta mostra.

    Përgjigju
  • Toni: 05/02/2023 04:42

    Dmth prokuroria e Tiranes e paska mision te djege hetimin mire e mire ndaj aferave te Ben Ahmetajt me Ramen ne krye dhe per kete pune po kercenon kolateralet si puna kesaj Aldes....

    Përgjigju
  • Iris: 05/02/2023 00:09

    Qe te dyja genjejne dhe jo vetem genjejne,por duket sikur te dyja jane zhytyr ne nje grope thithese genjeshtrash,ku sa me shume perpeliten per te dale jashte,sa me shume genjeshtra thone duke u perpjekur te shpetojne e te dalin jashte, aq me keq e fundosin veten.Alda.Klosi e nderoi disa here historine e origjines se lekeve,kaq shume sa tani kemi humbur numerimin.Pastruesja eshte e deshperuar te shpetoje veten dhe te birin dhe oferta e drejtesise eshte si gomardare qe i hidhet dikujt qe po mbytet dhe kjo nuk ka c'te humbe me dhe tani /genje te genjejme/.Pastruesja thote qe parate ja paska dhene kesaj t'ja fshehe!Paska mbetur keq A.Klosi nuk ka te aferm,miq,apo kuti bankare,por mbeti t'ja ruaj pastuesja?! Pastruesja kerkon avokat shteti sepse nuk do qe t'a paguaje nga xhepi i saj.Shteti duhet t'i kontrolloje gjendjen financiare,perpara se t'i jape avokat.Avokatet shteterore jane per te varferit,jo per ata me 2-3 makina te shtrenjta.Genjen kur thote qe ka gjetur para mbi krevat me prerje te medha dhe ja paska mbledhur vendosur ne sirtar,e ka lajmeruar te zonjen!Po kush eshte ai njeri qe le shuma te tera kaq hapur e me kaq pa kujdes sa t'ia mbledhe pastruesja?!Ajo nga nje ane thote ja sistemova parate,nga ana tjeter thote s'kam prekur para me dore!Dhe i mbeti nje cope pastruese te ruaje kasaforta e para se gjoja punedhenesja kishte probleme me ish-bashkeshortin!! Gjitheashtu nuk duhet te harrojme qe ne deklaratat e mepareshme,pastruesja ishte shprehur qe e urrente punedhenesen,keshtu qe keto deklarata jane si shenje hakemarrje kunder punedheses njekohesisht.Per mendimin tim ,le te ballafaqohen,por vetem,pa prani te policise,vetem videoe audio do te mjaftonte.Do te ishte shume interesante kur nga fjalet te kalonin ne vepra e t'i shkulnin floket njera-tjetres.Nje test me polygraph eshte me se i nevojshem t'ju behet qe te treve:Pastrueses,te birit dhe punedheneses,pastaj le te vleresohet,duke marre parasysh dhe deklatat kontradiktore qe kane bere, nese ja vlen t'ju behet ndonje oferte nga drejtesia ketij grupi mashtruesish apo jo.

    Përgjigju
  • beni: 04/02/2023 21:16

    ME TE VJEDH keta njerez me fytyre-kali...kjo nuk durohet...

    Përgjigju
    • Populli: 05/02/2023 00:30

      Mos u merzit fare se nuk po te vjedhin vetem ty mor mik. Ata po vjedhin gjithe shqiptaret.

  • Arbërori: 04/02/2023 17:15

    Ja se si i therrë këta të vegjlit kryekrimineli Edvin shkjau shqipfolës,për ta ulur vemendjen nga krimet e tia…

    Përgjigju
  • A. N.: 04/02/2023 16:54

    Nuk e kuptoj pse po vonohet ligji per amnistine fiskale.

    Përgjigju
  • Hasan Pordhs: 04/02/2023 14:41

    ALDA ka ne mazhorance por edhe ne opozite.

    Përgjigju
    • Kosto: 04/02/2023 15:07

      Opozita nuk mungon kurrë në zemrën e ju të pushtetit. E bëjnë ato pse mos e bëjmë dhe ne. Ju te rilindjes sikur duhet te ishit shpëtimi i kombit.

  • Scutari: 04/02/2023 13:24

    Nuk e di a e morën vesh vjedhësit e banesave se ku duhet të kërkojnë?!????????

    Përgjigju
    • Or tej: 04/02/2023 13:55

      Nuk vjedh hajduti hajdutin or teeeejjjjj

  • rezi: 04/02/2023 13:17

    I marrim të mirëqëna të gjitha. Si është e mundur që të zbardhen dëshmi që janë nën hetim? Në asnjë vënd, flasim në Europë, nuk dalin dëshmi të të akuzuarva, pa u dërguar në gjykatë. Kush ndan informacion me shtypin pa përfunduar hetimet? Apo për të marrë vijën e sjelljes avokatët e të orientojnë klientët e tyre sipas asaj që deklarohet në shtyp? Në fillim i vodhi se kishte inat Aldën, tani na doli se ka bashkëpunuar me të. Gënjeshtra do dalë si për njër¨n dhe për tjetrën, nëse vertetë prokuroria bën punën ashtu si duhet dhe jo për tu përhapur në media. Thirrini mëndjes, për sa kohë nuk ka shkuar në gjykatë dhe të dënohet, mos paragjykoni asnjeri. Lëreni ligjin të bëjë punën, por organet e drejtësisë, edhe ata duhet të zbatojnë ligjin në secilin detalj. Prandaj humbet besimi ndaj drejtësisë, se bëhet zhurmë si ajo që thuhet, peshku në det e tigani në zjarr.

    Përgjigju
    • Gjergj: 05/02/2023 01:13

      Nè Shqipèrinè tonè sot, "tè dhènat e hetimit" , i kalohen Klodiana Lalès, qè nè mbrèmje, para kamerave, vè atè vizazhin e diçiturès,,,JU NUK DINI ASGJÈ, UNÈ I DI TÈ GJITHA. "Tè dhènat e hetimit" janè si ajo kènga qè kèndonim si fèmijè dikur,,,,HIDHNI VALLEN LEPURUSHA, FSHIHUNI NÈPÈR GÈMUSHA.. Problemi i madh qè mbetet, èshtè, ku tè fshehè Ahmetaj kamionèt me kartmonedha? Janè tonelata qè duhen lèvizur. Po tè mos i vidhnin kèta Ahmetajt dhe kurtizanet si Alda, Shqipèria do kishte njè arkè shteti plot, pensionistèt, nuk do merrnin "shpèrblim" vetèm para zgjedhjeve por do kishin njè pension qè u mundèson jetèn nè dinjitet. Po ku tè lè Ahmetaj dhe ajo Alda qè "punon" nèn tavolinèn e tij gjithè kohèn dhe mendon pèr xhaxhain me kancer nè SHBA qè "dèrgonte shuma marramendèse".!!!

  • Sifi: 04/02/2023 12:56

    Kur shefja e kabinetit te Ahmetajt kishte kaq shume para korrupsioni ,po vet Ahmetajt qe Rama e beri dhe zv.krteminister dhe Hoqi profesorin e financiave Shkelqim Cani,ne nje kohe qe Ahmetaj ishte nje mesues I anglishtes !

    Përgjigju
  • Albania1: 04/02/2023 12:48

    Nuk eshte semur nga zemra akoma kjo ?!! Cudi se keta Rilindasit jan te gjith me zemer ????

    Përgjigju
  • Toni: 04/02/2023 12:43

    Kjo mbante leket e Arben Ahmetajt. Perse nuk arrestohet tigri?

    Përgjigju
  • noku: 04/02/2023 12:26

    po edhe kjo pastruesja ka pastruar para mor jahu

    Përgjigju
  • Alda: 04/02/2023 12:16

    Po kjo Alda Klosi ka lidhje me keta hajdutet e tjere me mbiemer Klosi? Qe bejne pjese ke e njejta parti hajdutesh?

    Përgjigju
  • Shqiptari: 04/02/2023 12:04

    99.99% e Administrates ne Shqiperi eshte ALDA Klosi ,shkurt hajduter dhe te degjeneruar ordiner. Ska se si shpjegohet bumi ndertimeve dhe cmimet katastrofike ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • ar zaka: 04/02/2023 10:25

    keto po e shkaterrojne shtetin per te cilin po punojme fort

    Përgjigju
  • shoku: 04/02/2023 10:07

    Thjesht tymnaje nga prokuroria,arrestim per deshmi te rreme ose mos deklarim te parave dhe e mbyllin me nje gjobe,nuk veper penale per korrupsion sepse nuk ka asnje prove dhe keshtu shpeton peshku me lart.

    Përgjigju
  • Faiku: 04/02/2023 09:34

    Mir qe i vodhi shtepin, po e ndan dhe nga burri.

    Përgjigju
  • TavolinaNusretiDubai: 04/02/2023 09:08

    Mendimi objektiv: Alda është e pafajshme. pse? si çdokush tjetër, ajo donte një punë për një kohë të gjatë. nuk ka asgjë për të mbrojtur nëpunësit civilë nga abuzimi. pa ligj! ligji është shefi! ajo u detyrua të merrte para në shtëpinë e saj! nëse ajo nuk do të pranonte, shefi do t'i tregonte rrugën. thjeshtë! kush ishte shefi i saj? paratë i përkasin atij! shkoni dhe pyesni atë! Pse humbim kohë duke luajtur lojëra?

    Përgjigju
    • Shqipëria: 04/02/2023 09:40

      Në çdo vend normal do kishte dhënë dorëheqjen i gjithë shteti se me ato lloj shifrash nuk ka asnjë mundësi mos t'a dinë ato me lart. Ai ne Amerikë u kap për 225 mijë dollarë, aq sa kjo dërgonte ne shtëpi çdo javë.

  • Shqipëria: 04/02/2023 08:45

    Sigurisht që lekët ia ka vënë Saliu, edhe pastruesen ai ia ka dërguar. Faji është individual etj etj...

    Përgjigju
  • Amiri: 04/02/2023 02:06

    Kjo u arrestu se. nuk justifikoi 120 mij euro. Po ata gjyghtare qe kane pat prona dhe pare te pajustifikura si nuk esht fut asnje në burg?

    Përgjigju
    • Or tej: 04/02/2023 08:07

      Arrestohet peshku i vogel qe mos te kapet ai madhi or teeeejjjjj

  • dritan: 03/02/2023 23:33

    Uaaa po ska gje se del dhe kjo si ai Sekretari i Ministrise Financave! Meqe rafjala kontrollojani telefonin edhe te mesoni me sa drejtor merte ryshfet Sekretari! ka ca zara i mban drejtusa ene kap ca te kapi! Shtet vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci