Prej ditës së djeshme mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video të mbretëreshës Elisabeta 2 e cila përshëndet në mënyrë naziste e për këtë kanë nisur edhe reagimet e para nga historianë dhe deputetë të Mbretërisë së Bashkuar. 

Pas pamjeve filmike që datojnë në periudhën kur mbretëresha ishte 7 vjeç, deputetët dhe historianët po kërkojnë me insistim që të hapet arkivi mbretëror për të bërë të mundur zbulimin e të dhënave që e lidhin mbretëreshën me Rajhun e tretë.

Arkiva mbretërore është e njohur pasi prej saj nuk mund të dalë asnjë dokument, pasi ashtu sikundër thuhet në oborrin mbretëror në të gjenden dokumente dhe korespondenca të rëndësishme me politikanë dhe aristokratë nazistë.

Pas publikimit të videos nga The Sun, pallati mbretëror ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar se si është e mundur që pas 8 dekadash është bërë publike kjo video.