Përshkallëzohen tensionet/ Ushtria kineze bastis konsullatën amerikane në Chengdu, në Kinën Jugperëndimore (VIDEO)

Pak orë pas skadimit të ultimatumit nga ana e Pekinit zyrtar për evakuimin e personelit amerikan nga konsullata e SHBA në Chengdu, në Kinën Jugperëndimore, trupa të ushtrisë popullore kineze kanë marrë sot nën kontroll selinë konsullore, duke hequr flamurin e SHBA dhe duke e zëvendësuar atë me yjet e flamurit të kuq të republikës sw gjigandit aziatik

Veprimi i fundit i Pekinit vjen pak ditë pasi të njëjtën gjë bëri edhe administrata e presidentit Trump me konsullatën kineze në Houston të Teksasit.

Agjentët federalë amerikanë dhe forca të tjera të zbatimit të ligjit hynë me forcë në kompleksin Konsullor Kinez në dhe kanë nxorrën prej aty një seri dokumentash dhe materiale të tjera, pasi zyrtarët amerikanë pretenduan se konsullata ishte kthyer në një qendër kordinuese e spiunazhit kinez, duke përdorur lehtësirat diplomatike që i ishin ofruar në SHBA. Zyrtarët amerikanë thanë se aktivitetet e zyrtarëve të konsullatëskineze  në Houston "ishin një mikrokozmos, i një rrjeti më të gjerë të spiunëve të shpërndarë në më shumë se 25 qytete dhe se diplomatët kinezë i udhëzonin ata në veprimtarinë e tyre.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar që nga viti i kaluar, në mes të një lufte të vazhdueshme tregtare, pandemisë së koronavirusit dhe kritikave amerikane për shkeljen e të drejtave të njeriut në Hong Kong.

Ideja për të mbyllur konsullatën e Houston u shfaq këtë pranverë pasi Kina ndërhyri kur zyrtarët amerikanë u kthyen në konsullatën e tyre në Wuhan për të marrë materiale diplomatike dhe nuk u lejuan të largoheshin pa u kontrolluar ato përpara se diplomatët amerikanë të dilnin nga vendi

Pak ditë më parë FBI ka arrestuar gjithashtu tre shtetas kinezë të akuzuar për falsifikimin e vizave të hyrjes, të cilët tani akuzohen si spiunë. Një prej tyre, biologe e ushtrisë Popullore Kinese mundi të humbasë gjurmët dhe dyshohet se është strehuar në konsullatën kineze në San Francisko.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

U kap me një sasi kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

U kap me një sasi kokaine, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Gjermani