Përshkallëzohet 'lufta tregëtare', Kina kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së

Përshkallëzohet 'lufta tregëtare', Kina kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së

Foto ilustruese

Lufta tregtare mes dy superfuqive industriale, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përshkallëzohet më tej. Shkak u bënë sanksionet e fundit të vendosura nga Uashingtoni ndaj importeve kineze. Shtëpia e Bardhë vendosi një tarifë prej 25% të mallrave kineze që tregtohen në SHBA, që kapin vlerën e 50 miliardë dollarëve. Kundërpërgjigja e Pekinit nuk vonoi dhe ishte reciproke.

Qeveria kineze njoftoi gjithashtu një listë të gjatë me produkte amerikane që importohen në Kinë, me vlerën e 50 miliardë dollarëve. Autoritetet në Pekin njoftuan se mallrat amerikane që përfshihen në listën e tarifave janë prodhime ushqimore, industria e automobilizmit etj.

Ndërsa në një moment të dytë Kina paralajmëroi se do të tarifojë edhe naftën, duke i dhënë një goditje të fortë financave amerikane. Linja e ashpër e tarifave të çelikut dhe aluminit e ndërmarrë nga Donald Trump, sipas ekspertëve ka në shënjestër pikërisht Kinën, pasi vendi aziatik është prodhuesi i 60% të çelikut botëror.

Vendimi i presidentit amerikan për të nisur një ofensivë sanksionesh ndaj Pekinit e ka vënë shefin e Shtëpisë së Bardhë në qendër të mediave aziatike. Një burrë i mençur ndërton ura, ndërsa budallenjtë ngrenë mure, shkruajnë mediat kineze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë