Ministri i Jashtëm i Kubës dhe ai i Venezuelës kanë reaguar përsa i përket sulmit të marrë nga Shtetet e Bashkuara ndaj gjeneralit iranian Qasem Soleimani.
Përmes një mesazhi, të dy vendet dënuan ashpër sulmin ajror amerikan që vrau Soleimanin në Bagdad, duke e cilësuar atë si një atentat që do të krijojë tensione në rajon.
Sulmi "përfaqëson një përshkallëzim serioz të tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme, ku konflikti me pasoja të pallogaritshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare mund të shpërthejë", është shprehur në një mesazh në Tëitter Ministri i Jashtëm Kuban Bruno Rodriguez.

Po ashtu edhe Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, po ashtu dënoi goditjen ndërsa shkruan: “...nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare [dhe] u drejtua drejtpërdrejt kundër një shefi ushtarak dhe një grupi të zyrtarëve të lartë të një vendi sovran që gjendeshin në një zonë konflikti."
Komente

