Përshpejton integrimin në BE/ Qeveria publikon draftin e reformave në 5 fusha kryesore deri në vitin 2027

Përshpejton integrimin në BE/ Qeveria publikon draftin e reformave në 5 fusha kryesore deri në vitin 2027

Qeveria do të ndërmarrë disa reforma thelbësore për të përfituar më shumë nga Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, shpallur nga Komisioni Evropian, plan i cili do të ofrojë mbështetje financiare deri në 6 miliardë Euro dhe ka si synim përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik qeveria synon që deri në vitin 2027 të ketë përmirësime në 5 shtylla kryesore që përfshijnë përmirësimin e klimës së biznesit, përforcimin e kapitalit njerëzor, fokusin drejt tranzicionit të gjelbër, tranzicionin digjital si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

‘Qëllimi kryesor është çlirimi i potencialit ekonomik për vendin, përmes stimulimit të transformimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të hyrë i përgatitur në Tregun e Vetëm të BE-së, përmes forcimit të shtetit të së drejtës me progres të vazhdueshëm në integrimin e përshpejtuar, konsolidimin dhe efikasitetin e reformave, dhe ecjes së qëndrueshme përpara në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.’- thuhet në dokumentin e hedhur për konsultim publik.

Për përmirësimin e klimës së biznesit, qeveria premton mbështetjen e mëtejshme të Shqipërisë në një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Prioritet kryesor ka dhe çështja e pronës, ku do të krijohet regjistri i pasurive të paluajtshme.

Objektivi i dytë do të fokusohet në zhvillimin e kapitalit njerëzor duke krijuar një sistem arsimor dinamik që pajis studentët me aftësitë përkatëse dhe kompetencën dixhitale të nevojshme ekonominë globale, duke nxitur inovacionin dhe rritjen e konkurrencës kombëtare dhe zhvillimin e produktivitetit dhe fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ndërkohë në transformimin digjital të vendit një nga reformat më të rëndësishme do të përfshijë kartat elektronike të identitetit që do të lidhen me shërbimet digjitale publike.

Objektivi i katërt është avancimi i qëndrueshmërisë energjetike dhe integrimi i tregut në atë të BE

‘Objektivi i katërt fokusohet në energjinë dhe tranzicionin e gjelbër, me synimin për të transformuar Shqipërinë në një lider rajonal të energjisë nëpërmjet adoptimit të standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, duke nxitur një treg konkurrues dhe transparent të energjisë, duke adresuar risqet nga varfëria energjetike dhe aspektet mjedisore, si dhe duke stimuluar përpjekjet e mëtejshme të tranzicionit të gjelbër.’- thuhet në dokument.

Ndërkohë për shtetin e së drejtës fokusi është te ripërdorimi i pasurive të sekuestruara dhe përmirësimin e metodave për hetimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

‘Objektivi i pestë synon të forcojë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës nëpërmjet reformave që luftojnë krimin e organizuar, parandalojnë dhe ulin incidencën e korrupsionit, rrisin efikasitetin e gjyqësorit dhe promovojnë transparencën dhe lirinë e shprehjes, në përputhje me standardet evropiane. Ky objektiv kontribuon për të siguruar më tej konsolidimin e rezultateve të Reformës së sistemit të drejtësisë dhe pakthyeshmërinë e saj, progresin e vazhdueshëm me efikasitet të sistemit të drejtësisë dhe ecjen e vazhdueshme përpara, në përmbushjen e standardeve të BE-së dhe kritereve të anëtarësimit në BE.’- thuhet në dokumentin që ka hedhur qeveria për konsultim.

Masat që përfshihen nën këtë objektiv konsistojnë edhe në fuqizimin e punës për parandalimin e korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja