EMRAT/ Përshtatën ambientet e një lokali me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohen 2 persona në Elbasan! 13 nën hetim

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi organizonin lojëra fati të paligjshme, në ambientet e një lokali të marrë me qira. Ndërsa nën hetim janë vënë 13 persona të tjerë që u kapën duke luajtur.

Aleksandër Muça 63 vjeç dhe Përparim Lesko 61 vjeç, të dy banues në Tiranë kishin marrë me qira një lokal në Elbasan ku përveç se organizonin lojëra fatit, fshihnin edhe të ardhurat e përfituara.

Për pasojë, të dy janë vënë në pranga nga Policia Elbasan, e cila ka konstatuar veprimtarinë e paligjshme.

“Aleksandër Muça dhe Përparim Lesko akuzohen për "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave", njofton policia.

Ndërsa nën hetim janë vënë edhe 13 persona të tjerë, të cilët u kapën duke luajtur lojëra fati.

“B. A., E. L., Xh. B., V. R., M. S., E. G., A. B., H. M., G. I., A. P., Xh. J., E. T. dhe I. D., u vunë nen hetim për ushtrimi të veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 000 lekë të rinj, 580 euro, 50 dollarë, 20 franga, një tavolinë dhe zara për lojëra fati, si edhe 2 celularë.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

SHBA konfirmon: Dërgesa e armëve në Izrael është bllokuar

SHBA konfirmon: Dërgesa e armëve në Izrael është bllokuar