Një 24-vjeçar është vënë në hetim nga policia, pasi akuzohet për organizim të lojërave të fatit, në ambientet e magazinës së një lokali në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën një lokali, në rrugën "Besim Imami", shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati.
Sakaq, u vu nën hetim 24-vjeçari me iniciale A. M., banues në Malin e Zi, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento