Përdorte lokalin për të shitur drogë, arrestohet 54-vjeçari në Gramsh! Në pranga edhe klientët

Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali shtetasin E.H, 54-vjeç, në qytetin e Gramshit pasi e kishte përshtatur për përdorim droge.

Në pranga u vunë edhe shtetasit: P. F., 51 vjeç, Xh. S., 30 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. F., në ambientet e lokalit policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një sasi farash kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Po ashtu edhe shtetasit Xh. S., gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Kontrolli ka vijuar edhe në një lokal tjetër, ku gjatë kontrollit fizik ndaj klientëve të lokalit, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin F. Z., 19 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: K. D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike, si dhe shtetasit R. B., M. B. dhe D. K, banues në Gramsh, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren