Përshtati shtëpinë për konsum kokaine në Kavajë, arrestohet Marsida Qatja! Në banesë iu vra ish-i dashuri në 2019-n

KAVAJË- 4 vite nga krimi horror brenda shtëpisë së saj në Kavajë ku mbeti i vrarë ish i dashuri Dritan Haxholli, Marsida Qatja, 33-vjecarja nënë e tre fëmijëve, u arrestua nga policia. Gruaja ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit, 2 muaj më parë, pasi e kishte kthyer shtëpinë e saj në hapësirë konsumi të drogës. Pavarësisht kërkimeve të shumta të Policisë së Kavajës në javët e fundit, 33-vjeçarja nuk u gjet, por përmes disa informacioneve të ardhura në rrugë operative kishte nisur lokalizimi, edhe pse jo në mënyrë të detajuar.

Para se blutë të arrestonin Qatjan, një tjetër operacion për vjedhje u zhvillua, i cili më pas shërbeu për lokalizimin e saktë të saj. Një prej personave që u shoqërua për vjedhjen e një automjeti, dy celularëve dhe bizhuterive të ndryshme tregoi saktësisht se ku ndodhej. Ajo u gjet në një pallat në zonën e plazhit në Durrës dhe nuk bëri rezistencë kur efektivët e prangosën.

Marsida Qatja kishte mundur të lirohet nga qelia gjatë kohës që çështja ishte në hetim pasi për shkak të fëmijëve të vegjël, për të cilët nuk kishte kush të kujdesej, dhe prej asaj periudhe ishte në masën “detyrim paraqitje”.

Por, si ndodhi krimi në apartamentin e Qatjas?

33-vjeçarja, edhe pse ishte e martuar dhe burrin e kishte jashtë shtetit kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, me të cilin kishte pak kohë që ishte ndarë. Para se krimi i rëndë të ndodhte, Qatja ishte në shtëpinë e saj me tre burra, Bledar Toçin, efektiv i burgjeve, fqinjin Xhuljo Biturku dhe shokun Ermir Çela, duke konsumuar alkool dhe drogë. Prania e 3 burrave në shtëpinë e ish-të dashurës e acaroi Haxhollin, i cili shkoi me automatik dhe mundi të hyjë nga dritarja dhe të nis breshërinë e plumbave që plagosën Bledar Toçin.

Ky i fundit, duke qenë punonjës burgu, nxori pistoletën si kundërpërgjigje dhe e la Haxhollin të vdekur në vend. Haxholli dhe Toçi njiheshin që më përpara, njëri si i dënuar në burgun e Durrësit e tjetri si punonjës dhe problemet i kishin nisur që më herët. Për shkak të gjetjes së sasive të kokainës në shtëpi, në atë kohë u arrestuar edhe Bernard Toçi, pasi në banesën e 2 vëllezërve u gjet kokainë.

Për këtë ngjarje, me vendim të formës së prerë u dënua me 6.8 vite burg Bledar Toçi, rreth 1 vit më parë për dy vepra penale, atë të vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme dhe të sigurimit të lëndës narkotike.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja